Futboll La Liga Sport

E LARGON VALVERDE/ Dyshja e Premier Leagues në garë për yllin e Barcelonës

Denis Suarez do të largohet nga Barcelona në janar dhe dyshja e Premier Ligës, Arsenal dhe Chelsea janë në pozitën më të mirë për të nënshkruar me të.

Vendimi për lojtarin pritet të merret këtë javë dhe lojtari mund të largohet nga Camp Nou për të pasur mundësi për të luajtur më shumë, derisa është e qartë që Ernesto Valverde nuk është duke llogaritur në të.

Denis vazhdimisht ka kërkuar që të këtë një klub të ri gjatë dimrit përderisa klubi dhe Valverde janë duke kërkuar që ai të largohet.

Dyshja e ekipeve nga Londra janë duke i prirë garës për nënshkrimin e tij dhe tashmë kanë vënë kontaktet me klubet respektive dhe përfaqësuesit e lojtarit.

Ka edhe skuadra të tjera të interesuara për të, por Denis është fokusuar më shumë në interesin e Chelseat dshe Arsenalit pasi që preferon njerën prej këtyre dy skuadrave.

Para se ti bashkohet Barcelonës,. Denis Suarez kishte kaluar pak kohë me Manchester City dhe ai është gati për kthim në Premier Ligë dhe Barcelona e di që do të merr më shumë para për transferin e tij nga një klub te Anglisë.

Më 18 muaj në kontratën e tij, Katalunasit janë duke kërkuar një ofertë për 10-15 milionë euro për të, edhe pse oferta ende nuk ka në tavolinë.

Kjo mund të konsiderohet profitabile për Barcelonën, pasi që e kishin blerë atë për 5 milionë euro nga Manchester City dhe tani do të fitojë dyfishin për të. 

Related posts

E TMERRSHME/ Gaboi te goli i pësuar, dy futbollistët rrahin për vdekje shokun e skuadrës

Delo.autor

“A DUHET TË SHOHIM GJAK, QË TË…?” Klopp në kundërsulm pas fitores ndaj Arsenalit

Delo.autor

NA KISHTE HUMBUR NGA MEMORIA/ Latifi protagonist, gjen rrugën e rrjetës në Hungari

Isa.Autor

Leave a Comment