Bundesliga Futboll Sport

DIÇKA PO “GATUHET” TEK BAYERN/ Salihamidzic “NDEZ” merkaton për yllin e Bundesligas

Bayern-i zyrtarisht ka deklaruar se këtë janar nuk do të bëjë goditje të mëdha në merkato, por nën rrogoz diçka e madhe po gatuhet. Së pari, mbrojtësi i majtë i Atletico Madrid-it Lucas Hernández është gjithnjë e më pranë, të paktën nëse u besohet mediave spanjolle, që e japin të kryer transferimin në Mynih për 80 milionë euro.

I pyetur nga Sky pas ndeshjes në Frankfurt, drejtori sportiv i klubit bavarez Hasan Salihamidzic dha një deklaratë misterioze, por nëse nuk përgënjeshtron, atëherë tifozët kanë të drejtë të entuziazmohen: “Bëhet fjalë për një futbollist vërtet cilësor. Është një situatë ende në zhvillim e sipër”.

Ndërkaq, Salihamidzic ka shtuar spekulimet edhe për një transferim të bujshëm, sepse ditët e fundit është folur për kalimin e sulmuesit të kombëtares gjermane Timo Werner nga Leipzig te Bayern. Vetë sulmuesi i talentuar 22-vjeçar, i konsideruar e ardhmja e sulmit të Gjermanisë, tha ditët e fundit: “Nëse luan për RB Leipzig dhe dëshiron të qëndrosh në Gjermani, ka vetëm një klub ku mund të shkosh. Nuk jam nën presion, kam edhe një vit e gjysmë në kontratë dhe po luftojmë për Champions League. Leipzig është e tashmja, ndoshta edhe e ardhmja, por ka edhe klube të tjerë në garë”.

Fjalë që kanë ndezur spekulimet dhe Salihamidzic nuk ka bërë asgjë për të mohuar zërat: “Natyrisht, ka spekulime. Po studiojmë shumë lojtarë, duhet t’i mbajmë sytë hapur”.

Në fund, Salihamidzic ka folur edhe në lidhje me një largim të mundshëm të ish-kampionit të botës Mats Hummels: “Ai do të qëndrojë, absolutisht”.

Related posts

WLADIMIR KLITSCHKO I SHPËTON TRAGJEDISË/ Ja çfarë i ndodhi boksierit në jahtin luksoz (VIDEO)

Delo.autor

BARCELONA E BËN DALJE COUTINHO/ Dy klube angleze interesohen për brazilianin

Delo.autor

Ekipet e Manchester nisin garën për mbrojtësin e Barcelonës

Q.Autor

Leave a Comment