Futboll La Liga Sport

“DJALË I KEQ”/ Balotelli nuk ndryshon kurrë, tani e tepron me trajnerin, reagon KEQ

“Me Mario Balotellin shpresa vdes e fundit”, pati deklaruar para disa kohësh trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini, i cili e ka trajnuar sulmuesin edhe te Interi e Manchesster City, por duket se ky i fundit nuk ka ndërmend të rikthehet në rrugën e duhur.

Këtë sezon Balotelli nuk e ka nisur aspak me këmbën e mbarë, sepse pas vonesave në fillimin e përgatitjeve, duket qartë që është jashtë formës së pranueshme fizike, ndërsa së fundi nuk po e mbajnë as nervat, duke provokuar incidente.

Më i fundit ishte ai i fundjavës, në sfidën Guingamp-Nicë, kur në minutën e 75-të, tekniku Patrick Vieira thirri sulmuesin italian në pankinë, por ky i fundit nuk e priti aspak mirë zëvendësimin, duke reaguar keq ndaj trajnerit francez.

Vetë Vieira, i cili e ka pasur Balotellin shok skuadre te Manchester City, priti konferencën e shtypit pas ndeshjes, për t’i dhënë përgjigje futbollistit, që duket se është kthyer të bëjë “shakatë e tij të zakonshme dhe pa kripë”.

“Unë jam trajner dhe mes punëve që duhet të bëj, janë edhe zgjidhjet, si ato të zëvendësimeve. Nuk jam trajneri personal as i Balotellit, as i ndonjë tjetri, por i gjithë skuadrës së Nicës”, deklaroi ish mesfushori i njohur francez.

Related posts

ZYRTARE/ Messi qëndron te Barcelona: Nuk shkoj në gjyq me klubin e jetës sime

Delo.autor

PËRFITON NGA GAFA E ÇEKISË/ Firmino fiton “garën” me rivalin dhe shënon për Brazilin (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ SAN MARINOS PËR “KATAR 2022″/ Mbrojtësi Hysaj: Luajmë vetëm për 3 pikët, kemi një skuadër shumë të…

Delo.autor

Leave a Comment