Futboll Seria A Sport

Lacio ka humbur shkëlqimin/ TARE ka një URDHËR të PRERË për ekipin: Deri të shtunën…

Duket se rezultatet e fundit të ekipit të Lacios nuk i kanë pëlqyer aspak drejtorit sportiv Igli Tare. Ndryshe nga sezoni i kaluar, Lacio ka humbur “shkëlqimin” e saj në këtë sezon. Tre barazime në ndeshjet e fundit në kampionat janë vulosur nga humbja e fundit në UEFA Europa Ligë ndaj Apollonit në Qipro.

Duket se ekipi roman nuk po gjen dot veten e vet pas barazimit me Kievon në kampionat. Një futboll jo zbavitës, jo i shpejtë dhe jo me shumë raste për shënim janë ato çfarë ekipi i sivjetshëm i Inzagit ka prodhuar.

Taktika e trajnerit me tre mbrojtës nuk po funksionon aspak mirë dhe klubi ka vendosur që t’i marri të gjithë në grumbullim deri në ndeshjen kundër Sampdorias të shtunën, në kampionat. Ndryshimi i taktikës në mbrojtje mund të jetë çelësi. Lacio pret të kthehen nga rikuperimi dyshja e mesfushës, Luis Alberto dhe Lukas Leiva, ndërsa këtë vit vetëm Açerbi dhe Korrera kanë bërë mirë për ekipin nga blerjet e reja.

Related posts

LAJM I MADH/ Tifozët rikthehen në stadiume. Ja ndeshjet që do luhen me mbështetës…

Delo.autor

NISIN POLEMIKAT TEK REAL MADRID/ Mariano Diaz refuzoi t’i jepte Hazard numrin 7, ja arsyeja

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Klopp zbulon arsyen pse zgjodhi Liverpool dhe tregon si ndalet Ronaldo

Sadik.Autor

Leave a Comment