Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Dinamo nuk ndalet, pritet afrimi ish-mesfushorit të Tiranës

Dinamo ka qenë një ndër ekipet më aktive në këtë merkato janari dhe shumë zyrtarizime janë bërë deri më tani. Vetëm ditën e djeshme, blutë kanë zyrtarizuar afrimin e dy futbollistëve. Fillimisht u prezantua si lojtari më i ri i bluve mbrojtësi i majtë, Aleksandar Isaevski, i cili vjen në kryeqytet pas një sezoni të shkëlqyer që bëri me Vllazninë, ku fitoi Kupën e Shqipërisë dhe u rendit i dyti në kampionat.

Pas zyrtarizimit të Isaevskit, radha i erdhi mbrojtësit të krahut të djathtë Goran Siljanovski. Për anësorin ka pasur interesim konkret edhe nga Partizani, por në fund zgjodhi të firmosë për Dinamon. Siljanovski i jep eksperiencën e duhur prapavijës dinamovite dhe është një lojtar me cilësi të mira.

Dinamo është pranë akordit edhe me ish-mesfushorin e Tiranës, Lancinet Sidibe i cili duket shumë pranë transferimit me skuadrën tjetër nga kryeqyteti. Mesfushori ishte pjesë e Tiranës përpara dy sezoneve dhe tani pritet që të rikthehet sërish në kryeqytetin shqiptar me fanellën e Dinamos.

Related posts

STATISTIKAT/ Trajneri Mema fotokopje e Ze Marias, një pikë në 3 ndeshjet e para

Isa.Autor

VLLAZNIA-PARTIZANI/ Sfidë me shumë frikë, luhet edhe një “copëz” titulli në Shkodër

Delo.autor

(VIDEO) Nga Messi te Ibrahimovic, golat më turpërues në futboll

Sadik.Autor

Leave a Comment