Futboll Sport

“DO VAZHDOJMË BETEJËN”/ Zbulohet arsyeja e “luftës së ftohtë” në CAS mes Milanit dhe UEFA-s (FOTO)

UEFA dhe Milan do të përballen sërish në gjykatë, pasi kuqezinjtë i janë drejtuar sërish CAS-it të Lozanës pas vendimit që UEFA mori për të dënuar kuqezinjtë për shkak të “fair play financiar”. Administratori i deleguar Leonardo, ka shpjeguar se cila ka qenë arsyeja që kuqezinjtë do të përballen me UEFA në CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv), për të dytën herë brenda pak muajsh.

Kemi marrë një letër nga ana e UEFA në lidhje me blerjen e Paqueta, në tetor. Ata e kundërshtojnë totalisht këtë blerje. Na kanë pyetur se përse e kemi blerë Paqueta, që nuk duhej ta kishim blerë lojtarin brazilian dhe e kundërshtojnë këtë blerje. Kjo na e bëri të vështirë të lëvizim në merkato, ndaj iu drejtuam CAS-it”, tha Leonardo.

Ne iu drejtuam CAS për të refuzuar vendimin e UEFA në lidhje me shkeljen e “fair play financiar”. Ne do të vazhdojmë këtë betejë deri në barazimin e bilancit, në vitin 2021. Në CAS do të shpjegojmë shumë gjëra, ku edhe UEFA do të kuptojë shumë gjëra. Nuk mund të ekzistojnë rregulla të njëjta me ekipet e Premier League, një kampionat që prodhon 5 herë më shumë të ardhura se sa Seria A”, tha Leonardo.

Related posts

E BUJSHME/ Arsenal transferon yllin e Chelsea, pritet vetëm zyrtarizimi

F.autor

“EURO 2020″/ Fitore spektakole, Gjermania tregon forcën dhe mposht me “POKER” Portugalinë

Delo.autor

TRONDITET MILANI/ Protesta e ashpër ndaj arbitrit, ja sa ndeshje PEZULLOHET HIGUAIN

Isa.Autor

Leave a Comment