Futboll Sport

PËRLOTET MEMA: Nuk bëj pazar me Tiranën, ëndërroj titullin kampion (VIDEO)

Ardian Mema është kthyer pak kohë më parë te Tirana për të marrë drejtimin e saj, por ka gjetur një klub shumë ndryshe nga ai që ka lënë në vitet e tij si futbollist. Tashmë në rolin e trajnerit, ai ka një detyrë shumë të vështirë për të ngjallur skuadrën dhe për ta kthyer ku i takon.

Në një rrëfim për “SuperSport”, Mema ka kaluar të gjithë etapat e tij në klub, duke filluar nga mbërritja dhe problemet e skuadrës, të reagimi i saj apo edhe te ajo që pritet, duke e mbyllur me një ëndërr në sirtar për të gjithë tifozët e kësaj skuadre të cilët ë shohin prej shumë vitesh të qëndrojë larg kreut.

Për kthimin e tij në drejtimin e Tiranës
Kemi kaluar çaste të vështira, jemi akoma në një moment jo të favorshëm për ekipin. Fillimi ka qenë realisht ka qenë i vështirë, e kisha menduar komplet ndryshe. Gjeta një ekip me probleme të jashtëzakonshme. Megjithatë iu futëm punës shumë shpejt për të filluar se nuk kishim se çfarë të humbnim. Konstatova shumë gjëra që të paktën në filozofinë time nuk përshtateshin. Megjithatë ekipi nuk është se nuk u shpreh gjatë lojërave që bëri në kampionat. Por ato gabime që kisha konstatuar unë, i reflektuan edhe gjatë ndeshjeve.

Për formën që sheh në skuadër
Rezultate janë të pamjaftueshme, pavarësisht se them që kanë ardhur duke u rritur cilësia e lojës dhe individualiteti i çdo lojtari. Kemi qenë ne Superior me çdo ekip që kemi luajtur, ky është ngushëllimi im për pjesën e ekipit, por duhet përqendrim maksimal, sa i përket pjesës ku ne kemi toleruar ndaj kundërshtarëve.

Për momentet kur diskutoi qëndrimin te Tirana
Fillova dhe analizova veten time, a jam unë, a kam bërë ndonjë gabim, apo gjëra të kësaj natyre, çfarë mund të bëjmë më mirë? Në një moment thashë ndoshta jam njeri pa fat dhe mund të marr mëkatet e largohem. Megjithatë ka qenë një këmbëngulje e klubit dhe që të gjithë njerëzit pranë klubit më kanë folur, më kanë qëndruar afër dhe kjo ka bërë që dilema ime është shuar.

Te Tirana, jo për arsye financiare
Të them të drejtën nuk është se kam diskutuar shumë, nuk jam tip që diskutojë anën financiare. Jam tip që dua të punoj, e para është puna. Nuk do të bëja kurrë pazar me Tiranën, nuk e kam bërë edhe kur kam qenë futbollist. Gjithmonë e kam pasur në kokë, e në gjakun tim që të jap maksimumin për këtë klub. Po të isha në ndonjë klub tjetër edhe do ta diskutoja.

Qëndrimi në stol i Karabecit dhe Likës
Ëshët ulur në stol në ndeshjen e fundit Karabeci, por nuk do të thotë se është përfundimtare. Unë nuk kam njeri për të hequr aty, jam për të punuar aty, bashkë me futbollistët. Secili, kushdo të jetë i gatshëm për të luajtur, edhe Erando, pse të mos luajë? Lika më tha ‘Ardi, shihe që mund të më lësh rezervë”, dhe unë iu përgjigja ‘jo, mendoj që të luash në portë se ke eksperiencën, etj.’ Unë kur erdha te Tirana Ilion Likën njihja, jo Abibin. Por koha sjell ndryshime, se kështu është futbolli. Do të jem i drejtpërdrejtë, kush do ta meritojë, ai lojtar do të luajë.

Tirana e të kaluarës dhe Tirana aktuale
Në momentin kur hyja në fushë shihja shokët e mi me të cilët po luaja dhe ato ishin pjesë e besimit të madh që më jepnin mua ata. Shihja lojtarë aty që të jepnin besim. Një trajner duhet të ketë një grup të mirë lojtarësh, që të paktën të shprehin edhe ato filozofin e vet apo atë që mendon për futbollin.

Merkatoja e bardhebluve në janar
Unë kam parë shumë futbollistë por që nuk besoj se do të jenë pjesë e Tiranës, kam parë rreth 15 futbollistë por nuk është se më interesojnë shumë pasi pjesa që më intereson është ky grup aktual. Marrja e një apo dy lojtarëve nuk do të ishte keq se nuk do të jesh në emergjencë kurrë. Por më mirë të qëndrojmë kështu siç jemi sesa të bëjmë lëvizje të nxituara dhe të bëjmë gabime që do të na kushtojnë mbrapa, kushtojnë në kosto financiare, në shumë gjëra. Në një bisedë që kam bërë me presidentin i kam thënë që dua një lojtar që të ketë një lloj performance, a ka mundësi të jetë një futbollist i ekipit kombëtar? Në të kundërt i kam thënë që nuk më interesojnë lojtarë të tjerë që të jenë anonim. Të them të drejtën deri në këtë moment nuk e di, a është Ramadani apo dikush tjetër. Ndoshta janë vetë lojtarët që kanë shprehur dëshirën të vijnë te Tirana se ky është klub me emër të madh. Por që të ketë diçka konkrete nuk ka.

Për objektivat e Tiranës
Brenda klubit ka njerëz që janë shumë optimistë, por un jam trajner dhe gjithmonë trajneri mendon të keqen para të mirës, për të qëndruar me këmbë në tokë, për tu larguar nga zona e ftohtë, e pastaj për t’u ngjitur më sipër. Por brenda klubit ka shumë optimistë dhe me mua flasin për këtë pjesë. Por nuk mund ta them me siguri se sa do të ecë ky ekip.

Afrimi i donatorëve të rinj
Jam sensibël, nuk është se nuk jam sensibël karshi saj. Se dua ta shoh Tiranën prapë si ka qenë, jam apo jo trajner i Tiranës, se kam gjithë jetën e lidhur me këtë klub. Jemi që fëmijë këtu. Pse jo të mos vijnë donatorë të tjerë, edhe Tirana t’i rikthehej një historie, siç i ka zakon Tirana, që ka pafund të tilla. Pse jo të bëhet një ortakëri e mirë, ka mundësi për të zhvilluar dhe shpresoj që presidenti Halili ta ketë gjetur njeriun e duhur.

Ëndrra e një tiranasi për Tiranën
Po Tirana kampion, se s’kemi çfarë të themi tjetër… (përlotet)

 

Related posts

FINANCAT NË NGËRC/ Milan është gati që të shesë një yll për të nisur merkaton

Isa.Autor

“KA QENË ËNDËRR TË LUAJ NJËHERË NË KOSOVË”/ Xherdan Shaqiri postim prekës para ndeshjes në “Fadil Vokrri”

F.autor

Nuk ka më fshehje, Vllaznisë i dalin ”zot” publikisht (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment