Futboll Shqipëri Sport

“NUK KISHIM ENERGJINË DHE FRESKINË E DUHUR”/ Sadiku: Duhet harruar sa më shpejt si ndeshje dhe…

Kombëtarja e Shqipërisë humbet me rezultatin 0-1 ndaj Lituanisë në “Air Albania” duke fshirë fitoren e mirë ndaj Bjellorusisë. Një ndeshje skandaloze dhe e turpshme nga ekipi kuqezi që dhuroi një paraqitje të ngjashme me një ekip amator.

Deklarata e Armando Sadikut:

“E kishim përgatitur mirë ndeshjen. Nuk kishim energjinë dhe freskinë e duhur. Duhet harruar më shpejt si ndeshje dhe të shikojmë ndeshjet e tjera. Kjo është mënyra që trajneri na kërkon, sulmuesit të kthehen dhe të shikojnë me fytyrë nga porta. Do doja shumë që të shënoja dhe ta inaguroja këtë stadium me gol, siç bëra në Shkodër. Nuk isha në momentin e duhur që të shënoja dhe më vjen shumë keq. Lituania e bllokoi shumë mirë mesfushën tonë. Na mungoi një mesfush që të na gjente në sulmuesve dhe të na jepte një top të mirë.” – deklaroi Sadiku pas ndeshjes ndaj Lituanisë.

AlpeSport.al

Related posts

“EURO 2020″/ UEFA i habit të gjithë, shikoni kush është zgjedhur njeriu i ndeshjes Danimarkë-Belgjikë

Delo.autor

PSG NË SULM PËR ALVARES/ Dhuratë për rinovimin me Luis Enriquen

F.autor

RIKTHIM I BUJSHËM NË SERIE A/ Buffon pranon kushtet që i ka vënë Juventusi

Delo.autor

Leave a Comment