Futboll Seria A Sport

DRIDHEN TIFOZËT KUQEZI/ MILANI pret DËNIMIN nga UEFA, ja çfarë RREZIKON

Milani është në pritje të komunikatës së UEFA-s për dënimin e klubit si pasojë e mosrespektimit të rregullit të “Fair Play”-t financiar në trevjeçarin 2014-2017.

Vendimi do të bëhet i ditur javën e ardhshme. Sipas të përditshmes financiare italiane “Il Sole 24 Ore”, klubi kuqezi duket se do ta kalojë këtë çështje vetëm më një dënim me gjobë, vlera e së cilës varion nga 5-7 milionë euro, ndërkohë që nuk do të ketë kufizime në merkaton e futbollistëve, apo në numrin e lojtarëve të federuar për në Europa League.

Milani, që në pritje të gjobës kishte hequr mënjanë nga bilanci 17 milionë euro, është i bindur se delegacioni i dërguar në Nion të Zvicrës më 20 nëntor, i formuar nga presidenti Scaroni dhe disa përfaqësues ligjorë e eksponentë të “Elliot”, e kanë pasqyruar më mirë projektin, duke rritur kredibilitetin e pronarëve amerikanë të klubit.

Related posts

Antonie Griezmann e refuzon kontratën e re me Atleticon, gjithnjë e më pranë Barcelonës

Q.Autor

E BUJSHME/ Garë e ashpër mes CHELSEAS dhe JUVES për TALENTIN ITALIAN

Isa.Autor

Mats Hummels: Bayern i lumtur që shmangu Liverpool në çerekfinale e Champions League

Sadik.Autor

Leave a Comment