Futboll Premier League Sport

Lojtari i tij dëmtoi yllin e Liverpool/ Trajneri: Ishte një ndërhyrje e jashtëzakonshme

Në futboll, kur një skuadër më pak teknike përballet me një ekip më të mirë, në përgjithësi ka tendencën të përdorë një strategji shumë të thjeshtë: e bazon lojën në aspektin fizik, duke detyruar rivalët të mos e mbajnë shumë topin me metoda të ashpra.

Sigurisht, kur trajnerit të skuadrës favorite i duken të tepruara ndërhyrjet, ai ka të drejtën të tërheqë vëmendjen e lojtarëve të tij dhe të arbitrit. Këtë ka bërë Klopp në fund të ndeshjes së luajtur në mesjavë kundër Burnley, duke shkaktuar pakënaqësinë e trajnerit të këtyre të fundit.

Sean Dyche, në fakt, nuk ka qenë aspak dakord dhe, sipas BT Sport, i ka bërë komplimente lojtarëve të tij për ndërhyrjet e bëra. “Ka patur ndërhyrje të jashtëzakonshme në atë ndeshje”. Por një nga këto ndërhyrje ka sjellë dëmtimin e Joe Gomez, që Dyche e ka komentuar me këto fjalë:

“Besoj se ka qenë një ndërhyrje e jashtëzakonshme dhe mendoj se edhe vetë Gomez e ka vënë re. Kjo është ajo që na kanë thënë. I urojmë më të mirën nëse është dëmtuar”.

Më pas ka ardhur edhe një kritikë për Klopp: “Jam pak i hutuar nga deklaratat e tij. Është e qartë se trajnerët mund të bëjnë të gjitha komentet që duan, por nuk mund të shpikin rregullat e ndërhyrjeve. Është e çuditshme pse Klopp nuk ka folur për hedhjen e Daniel Sturridge, i cili as që u prek”, ka përfunduar Dyche.

Related posts

PUBLIKOHET “TOP 23″/ UEFA zgjedh më të mirët. Dominojnë anglezët, dështim skuadrat italiane

Delo.autor

“EURO 2020″/ Tifozët e Turqisë hasin probleme në udhëtimin drejt Italisë, shkak bëhet…

Delo.autor

Wenger: Tek Arsenal nisi një epokë e re, në verë vjen edhe Mahrez

Q.Autor

Leave a Comment