Futboll Seria A Sport

DRIDHET INTERI/ NUK KA RINOVUAR: ICARDI konfirmon të ARDHMEN pas eliminimit nga CHAMPIONSI

Qendërsulmuesi dhe kapiteni i Interit, Mauro Icardi, ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram se ai dëshirojë ta vazhdojë karrierën e tij me Zikaltrit, përkundër eliminimit nga Liga e Kampionëve. Argjentinasi ende nuk e ka rinovuar kontratën me klubin italian. Interi u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe ra në Evropa Ligë këtë javë, pasi nuk arriti të sigurojë fitore në shtëpi kundër PSV-së, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Por, përkundër këtij eliminimi, Icardi ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se ai dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij me klubin, pasi arriti t’i bëjë 200 paraqitje për Zikaltrit, gjatë të cilave i shënoi 119 gola.

Sulmuesi i Interit ka një klauzolë largimi prej 110 milionë eurosh në kontratën e tij me klubin, që është e vlefshme për klubet jashtë Italisë në dy javët e para të korrikut gjatë afatit kalimtar të verës.

Megjithatë, pas largimit të Cristiano Ronaldo nga Real Madridi, mediat e huaja kanë raportuar se presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez, është interesuar për argjentinasin, pasi që beson se ai është zëvendësuesi i përsosur i portugez, i cili u transferua në Juventus.

Interi dëshiron t’ia rinovojë kontratën Icardit, e cila përfundon në fund të qershorit të vitit 2021, pasi që klubi dëshiron ose t’ia rritë këtë klauzolë të largimit ose të mos e përfshijë atë fare në kontratën e re, ku argjentinasit do t’i ofrohet edhe rritje page.

Icardi i ka qëndruar besnik Interit përkundër spekulimeve që e kanë lidhur atë me Real Madridin dhe me Manchester Unitedit, si dhe përkundër përleshjeve me një pjesë të tifozëve të klubit, të cilët kishin kërkuar të mos i lejohej më ta mbante shiritin e kapitenit.

Argjentinasi ishte transferuar nga Sampdoria gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2013 dhe i kushtoi Interit vetëm 13.3 milionë euro.

Related posts

BARCELONA-SLAVIA PRAGUE/ Luis Suarez mungon në këtë ndeshje, rikthehen dy yjet… (FOTO)

Delo.autor

NJË KATASTROFË NË TË GJITHA FRONTET/ Ja rekordet negative që mund të thyejë Real Madridi

Delo.autor

Allegri “tremb” Juventusin: Të hënën vendosim të ardhmen, ekipi sipas kushteve të mia

Sadik.Autor

Leave a Comment