Futboll Sport

MUNGON MESSI/ Argjentina më në fund kthen vëmendjen nga ICARDI e DYBALA

Në orën 2 të natës së sotme do të do të zbresin në fushë për një miqësore luksi në tokën e SHBA-ve Argjentina dhe Kolumbia. Trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni ka folur për mediat duke prekur dhe çështjen e Mauro Icardi-t, sulmuesit të Inter-it që synon të jetë në fushë që nga minuta e parë kundër ‘Cafteros’.

“Nga Mauro pres atë që ka thënë dy apo tre ditë më parë, pra që duhet të nisë të shënoja gola dhe me kombëtare, i kemi nevojën. Është një lojtar nga i cili presim shumë. Nuk ishte në formën 100% kundër Guatemalas dhe nuk ka luajtur, ka qenë drejt rikuperimit dhe tani është në formë optimale për të qenë vërtetë i rëndësishëm për ne”. Këto janë fjalët e trajnerit të Argjentinës për t’i dhënë një stimul sulmuesit që mund të marrë rol të rëndësishëm në ekipin kombëtar.

Tekniku ka folur edhe për Paulo Dybala-n, element në të cilin ai beson shumë dhe që i ka dhënë pak hapësira deri më tani: “Po punojmë sepse ai mund të luajë edhe më shumë në pjesën e avancuar, jo vetëm në pikat pas. E njohim mjaft mirë, duhet të vendosë nëse do të luajë ai apo Palacios, por do të jetë një vendim që do të merret pas një mendimi të gjatë, ndoshta është më mirë që të konsolidoj idenë dhe të mendohem për lojtarët”.

Nuk mund të mungonte dhe një pyetje për Leo Messi-n dhe fanellës me numër 10 që është pa pronar. “I takon Messi-t. Numri 10 është i tiji derisa ai të thotë nëse do të vijojë që të luajë për kombëtaren apo jo. Deri më sot nuk kemi pasur asnjë përgjigje të sensit negativ nga ana e tij dhe kështu që kam vendosur që askush të mos e prekë atë fanellë. Në të ardhmen do të shohim, duam që Messi të jetë i qetë kur të vendosë nëse do të rikthehet”.

Related posts

TËRBOHET MILAN/ Frankfurt rrit kërkesat për Rebic, ja sa kushton tani kroati

Delo.autor

“BËJ RITUALET VUDU PREJ M**I, KËRRIÇ”/ Ibrahimoviç dhe Lukaku kanë inate të vjetra që prej kohës në Angli

Delo.autor

SFIDA NDAJ KAZAKISTANIT/ Kallaku gati të bëjë “regjisorin”. Reja duhet të vendosë për 4 emra

Delo.autor

Leave a Comment