Futboll Seria A Sport

DUHET TË FITOI MË I MIRI/ “Bomba” e Zeman: Ka raste që kampionatet vendosen në…

Kanë qenë deklarata të forta, ato që Zdenek Zeman ka bërë për “iDNES.cz”. Trajneri bohem është kthyer të flasë për hijen e dopingut në futboll dhe për parregullsitë e supozuara të sistemit.

“Problemi i doping ka ekzistuar dhe do të ekzistojë. Uroj vetëm që lojtarët e rinj të kuptojnë se sa e dëmshme është kjo gjë. Nëse do t’i bëja përsëri deklarata të caktuara? Pa asnjë dyshim, e kam bërë për futbollin”, ka thënë ish-trajneri, ndër të tjera, i Roma-s.

“Sigurisht, Juventus nuk është e vetmja skuadër që përdor substanca të palejuara si EPO dhe steroide, por drogat nuk i përkasin sportit”, ka vazhduar Zeman.

“Karriera ime ka qenë një sukses, edhe pse mund të punoja akoma më mirë. E vlerësoj shumë që France Football më ka klasifikuar mes 30 trajnerëve më të mirë të historisë. Më mungojnë titujt? Po, por varet nga cili këndvështrim i sheh. Shpesh titujt vendosen në tavolinë dhe nuk e kam fjalën për Juventus-in”.

“Ka disa sisteme në futboll që bëjnë të mundur që të vendoset para fillimit të sezonit se kush do të fitojë. Një futboll i tillë nuk më pëlqen. Do të më pëlqente futbolli i pastër, duke lënë të fitojë më të mirin”.

Related posts

Manchester City kalon në epërsi, shënon gol sulmuesi Gabriel Jesus (VIDEO)

Isa.Autor

KA STARTUAR SEZONI I RI I PREMIER/ Kolasinac dhe Mesut Ozil lihen jashtë skuadre nga Unai Emery, ja arsyeja

Delo.autor

Gjashtë arsyet për të besuar te kualifikimi në çerekfinale, Zvicra i ka treguesit fantastikë

Isa.Autor

Leave a Comment