Bundesliga Futboll Sport

E BUJSHME/ Chelsea dhe Bayern në garë për kampionin e botës me vlerë 60 milionerë

Revista France Football citon se Chelsea dhe Bayern Munich janë dy klubet që duken më tepër të interesuar për blerjen e kapitenit të Lyon Nabil Fekir. Chelesa është në kërkim të një sulmuesi kreativ dhe që di të shënojë gola, për të hequr sa më shumë përgjegjësi nga shpatullat e Eden Hazard.

Blutë kanë disa muaj që ndjekin nga afër lojtarin dhe janë impresionuar nga paraqitja e tij në Etihad ndaj City-t në Champions League. Por edhe Bayern Munich po e ndjek me vëmendje sezonin e Fekir, pa harruar se bavarezët kanë një marrëdhënie shumë të mirë me OL, pasi kanë blerë Corentin Tolisso vitin e kaluar.

Për Fekir duhet një shumë rreth 60 mln euro. Klubet priten ta provojnë për të që në janar, por nëse nuk arrihet marrëveshja, ata do të trokasin në derën e francezëve në fund të sezonit.

Related posts

SFIDA ME HERTHA BERLIN/ Jurgen Klinsman: Gjërat do të jenë pak më ndryshe për Bayern, pasi…

Delo.autor

SHIHEJ SI ZËVENDËSUESI I POGBA/ Mesfushori pranë transferimit tek rivalët e “Djajve të Kuq”…

Delo.autor

ANGLI-DANIMARKË/ “Tre Luanët” pa ndryshime, skandinavët ekip identik me çerekfinalet. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Leave a Comment