Basketball Sport

BASKETBALL/ Euroleague, ekipet ruse dhe spanjolle dominojnë turneun

Janë luajtur ndeshjet e raundit të dytë të Euroleague në basketboll për meshkuj. Pesë ekipe janë në krye të renditjes me pikë të plota, duke i fituar sfidat e dy javëve të para: CSKA Moskë, Barcelona, Villeurbane, Khimki Moskë dhe Real Madrid.

Pra, duket si një duel Rusi-Spanjë, që edhe këtë edicion pritet të dominojë në Euroleague.

Në fazën çerekfinale të Euroleague, kualifikohen 8 skuadrat më të mira në përfundim të sezonit të rregullt. Ekipi që po zhgënjen deri më tani është Fenerbahce, ende pa asnjë fitore pas dy javëve të para.

Euroleague – Raundi i dytë

CSKA Moskë – Bayern Mynih, 79-68

Crvena Zvezda – Fenerbahce, 68-56

Villeurbane – Panathinaikos, 79-78

Real Madrid – Maccabi Tel Aviv, 86-85

Zenit st.Petërburg – Barcelona, 63-87

Khimki Moskë – Baskonia Gasteiz, 79-76

Anadolu Efes – Alba Berlin, 106-105

Olympiacos – Valencia, 89-63

Armani Milano – Zalgiris Kaunas, 85-81

Related posts

MAQEDONIA E VERIUT/ Shkupi bën detyrën, triumf ndaj Rabotnickit për kreun e kampionatit

Delo.autor

E BUJSHME/ Salah tremb Liverpool-in, 2022 mund të fillojë me një lajm të keq për “Të Kuqtë”

Delo.autor

Ja si pritet në Zagreb fitorja e Kroacisë ndaj Argjentinës (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment