Futboll Seria A Sport

Histori dashurie, propozim për martesë në “San Siro”…

Një episod i veçantë ka ndodhur në shkallët e stadiumit “San Siro” para fillimit të ndeshjes së fundit të Serie A, Milan-Fiorentina. Teksa futbollistët po futeshin në fushë për të bërë nxehmjen, në sektorin e tifozëve të Milan u shpalos një banderolë ku shkruhej: “Dëshiron të martohemi?”

E rrethuar nga disa zemra të vizatuara në një çarçaf ky propozim ishte mjaft origjinal dhe në momentin që përgjigja ishte “po”, tifozët e Milan nisën të këndojnë këngë dasme dhe ngjarja nuk i shpëtoi as atyre që merren me ekranin e madh të stadiumit.

Çifti u nxor duke u puthur nën duartrokitjet e të pranishmëve. Edhe disa nga futbollistët që ishin në fushë nisin të duartrokasin…

Related posts

DEBUTIM ËNDRRASH/ Talentit shqiptar i mjaftojnë vetëm 120 sekonda, i dhuron fitoren skuadrës italiane (FOTO)

Delo.autor

“MERRE OSE LËRE”/ Beshiktash shton presionin: Nuk ka skonto për Muçin

F.autor

ARENA E KOMBËTARES/ Në prag dështimi punimet për ndërtimin e stadiumit

Isa.Autor

Leave a Comment