Futboll Sport

E BUJSHME/ Sulmuesi i INTERIT e pranon: Jam i GATSHËM për Premier League

Sulmuesi i Interit Gabriel Barbosa i cili është në huazim tek Santos në Brazil dhe do të rikthehet tek klubi Italian në fund të 2018, është shprehur se është i hapur për të luajtur në Premier League.

Inter bëhet me dije se po kërkon një klub për ta huazuar në janar dhe po e kërkon në Europë.

Ekipet që kanë shfaqur interes për lojtarin deri më tani janë Everton, West Ham dhe Crystal Palace.

“Ata janë të gjitha klube të rëndësishme me lojtarë të kualitetit të lartë,” tha Barbosa për “The Daily Mail”.

“Shpresojmë se gjithçka do të jetë e mirë për të gjithë nëse do të arrijmë një marrëveshje. Ka shumë gjëra të përfshira, kryesisht Interi, pasi ata mbajnë të drejtat e mia, por nuk ka gjasa që unë të qëndroj në Brazil.

“Premier League gjithmonë ka pasur sulmues të mëdhenj dhe është një kënaqësi për ta shikuar në TV. Është shumë konkurrues dhe dinamik, me shumë pretendent për titull. Më tërheq shumë.

“Unë ndjek brazilianët, nganjëherë flasim dhe të gjithë duan të luajnë në Premier League”, pëfundoi ai.

Related posts

ZYRTARE/ Premier League shpall lojtarin e ri më të mirë, fituesi është një kampion

Delo.autor

REFUZON RINOVIMIN ME REALIN/ Ja destinacioni i Modric duke nisur nga sezonin e ardhshëm

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Priti penallti, portieri i Kombëtares merr vlerësimin e rëndësishëm në Turqi (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment