Futboll Premier League Sport

“KUJTOJENI KËTË EMËR”/ Southampton fiksohet pas Brojës. Mbush rrjetet sociale me yllin “Kuqezi” (FOTO)

Armando Broja është kthyer në emrin më interesant te skuadra e Sauthempton, me klubin anglez që e ka të qartë se nga forma e tij do të varen shumë nga shpresat që ka për të mbijetuar në Premier Ligë. Kjo duket qartë edhe te rëndësia që i kanë dhënë futbollistit në ditën e fundit në rrjetet sociale.

Si fillim, klubi u ka bërë të qartë ndjekësve se Broja do të jetë një emër i cili do të dëgjohet shpesh në të ardhmen dhe nuk është thjesht një meteor nga të shumtët të cilët kanë qenë pjesë e klubit në Premier Ligë. “Kujtojeni këtë emër”, ishte postimi i anglezëve në faqen zyrtare në Instagram.

Ndërkohë, në Tëitter kanë postuar të dhënat që mbështetin këtë ide. Klubi shpjegoi se në 6 ndeshje si titullar, ai ka shënuar 4 gola dhe asnjë lojtar i cili është 20 vjeç apo më i ri, nuk ka shënuar më shumë se Broja në këtë edicion në elitën e futbollit anglez.

Related posts

TREGON PATOLOGJINË E TIJ/ Mesfushori i Danimarkës: Jam daltonik, shpesh nuk i dalloj shokët e ekipit…

Delo.autor

UZUNI NË LA LIGA? Sulmuesi kuqezi kërkohet nga disa skuadra

F.autor

“Shokon” Neymar, ja me çfarë modeli flokësh do zbresë nesër në fushë kundër Zvicrës

Sadik.Autor

Leave a Comment