Futboll Sport

E FUNDIT NGA REALI/ Isco thyen heshtjen dhe zbulon të ardhmen

Ylli i Real Madrid, Isco, kërkohet nga shumë skuadra të mëdha të Europës, me Juventus dhe Paris Saint-Germain në krye. Fantazisti nuk po kalon një moment të mirë në Madrid dhe situata e tij po monitorohet nga afër nga shumë klube.

Por duket se lojtari ka vendosur të qëndrojë me “Los Blancos” dhe të injorojë “big-ët” që janë vënë në ndjekje të tij. “Nuk kam menduar kurrë të largohem nga Real Madrid”, ka thënë ai në një intervistë për “Deportes Cuatro”. “Nuk mendoj për merkaton e janarit dhe objektivi i vetëm që kam është të vazhdoj të fitojë tituj me këtë fanellë”.

Isco i ka dhënë fund zërave të merkatos, të paktën për momentin. Spanjolli, në fakt, ka një kontratë me madrilenët deri në 2022-in dhe një klauzolë 700 milionë euro, por në rast se marrëdhëniet me   klubin do të prishen përfundimisht, ai do të largohej për 80 milionë.

Related posts

Igli Tare nuk ndalet, sjell te Lazio mesfushorin e Juventusit

Sadik.Autor

“LUFTA” PËR MBIJETESË/ Skënderbeu zhyt Kastriotin dhe tani kërcënon Dinamon

Delo.autor

FIFA BLLOKON MERKATON E VLLAZNISË/ E pësojnë edhe tre klube të tjera shqiptare

F.autor

Leave a Comment