Futboll Premier League Sport

JEP ALARMIN/ Sarri: Kemi humbur 3 lojtarë brenda 10 minutave, tani edhe…

Maurizio Sarri mendon se fati nuk ishte me Chelsea-n pasi Giroud ka dalë nga fusha duke çaluar në fitoren 1-0 ndaj Crystal Palace vetëm një ditë pasi Blutë humbën tre lojtarë të tjerë për shkak të dëmtimeve.

Pasi ekipi i tij është shkëputur pesë pikë nga vendi i pestë Arsenal, Sarri ka zbuluar se Cesc Fabregas, Loftus-Cheek dhe Danny Drinkwater kanë pësuar dëmtime përpara ndeshjes.

“Giroud ka probleme me kaviljen,” shprehet Sarri për gazetarët. “Duhet të presim të nesërmen për të marrë vesh më shumë. Në ditët e fundit kemi qenë të pafat. Dje kishim 3 dëmtime brenda 10 minutave, Fabregas, Loftus-Cheek dhe Drinkwater.

“Sot Giroud, dhe ishim pa Pedro dhe Hudson-Odoi. Kante po përmirësohet, sidomos me lëvizjet pa top. Sot bëmë një ndeshje shumë të mirë.

“Barkley dhe Loftus-Cheek duhet të ndjekin hapat e Kante, të dy kanë shumë hapësirë për t’u përmirësuar. Luajtëm ndaj një kundërshtari të rrezikshëm. Bëmë një lojë shumë të mirë për 85 minuta. Kontrolluam lojën, por nuk arritëm të mbyllnim më herët ndeshjen, kështu që hasëm vështirësi në pesë minutat e fundit.”

Related posts

ZYRTARE/ Ka qenë pjesë edhe si futbollist, ish-trajneri i Kombëtares U-19 emërohet në krye të skuadrës së…

Delo.autor

“RUSI 2018” Franca kampione e botës! Gjelat mposhtin me “poker” Kroacinë

Isa.Autor

Roma vazhdon tratativat për Darmian, marrëveshja mund të kryhet në verë

Q.Autor

Leave a Comment