Futboll Sport

E PABESUESHME/ Julian Draxler: Kurrë s’kam parë një lojtar në nivelin e…

Julian Draxler tha se kurrë nuk ka parë një lojtar aq të mirë në moshë kaq të re, sa Kylian Mbappe. Ky i fundit është gati të mbyllë një vit (2018) të jashtëzakonshëm, me tre trofe të fituar në Ligue 1, kampion bote dhe i katërti në garën për “Topin e Artë”. Të gjitha këto, pa i bërë akoma 20 vjeç (i mbush më vonë, këtë muaj).

Talenti francez e ka filluar sezonin e ri në formë optimale, përsëri, pasi ka shënuar 14 gola në 16 ndeshje, në të gjitha garat. Kur u pyet se çfarë mund të përmirësojë Mbappe për ta fituar “Topin e Artë” në vitin 2019, Draxler e pati të vështirë të evidentonte një dobësi në lojën e shokut të tij te PSG.

Është e vështirë të thuhet, ai është tashmë një lojtar i klasit botëror, – tha Draxler për “Goal”. – Por, tani është afro 20 vjeç, ndaj ka kohë për ta fituar “Topin e Artë”. Mendoj se ka nevojë për më shumë përvojë që ta bëjë të vetin këtë çmim, sepse është akoma i ri. Nëse vazhdon kështu, patjetër do ta fitojë një ditë. Jam i sigurt për këtë, sepse kurrë nuk kam parë një lojtar të moshës së tij, që luan aq mirë sa ai”.

Prania në ekip e Mbappe, së bashku me yje të profilit të lartë si Angel Di Maria, Edinson Cavani dhe Neymar, e kanë kushtëzuar Draxler për të mos qenë titullar. Por, gjermani e di se çfarë potenciali kanë emrat në fjalë, sidomos sulmuesi brazilian:

Ne e dimë se Neymar ka aftësi të mëdha. Ai është një lojtar i shkëlqyer, kështu që mund ta gjejmë kudo në fushë. E gjejmë në anën e majtë, nëse luan si numër 10, e shohim në qendër. Ai nuk kujdeset me të vërtetë në cilën pozitë luan, por përpiqet të jetë kudo në fushë.

Për ne nuk është një ndryshim i madh, por, natyrisht, nëse keni një lojtar si ai, duhet t’i jepni topin. Nëse ne kemi topin, përpiqemi të gjejmë Neymar dhe Mbappe, sepse janë shumë të rrezikshëm. Ata mund të shënojnë nga asgjëja”.

Related posts

PAS PREMIER LEAGUE/ COVID-19 zbarkon në La Liga, dy lojtarë të Real Madrid rezultojnë pozitiv

Delo.autor

LIVE/ Liga e Kombeve: Skocia udhëheq ndaj Izraelit, “ylli” i Serisë A ndëshkon Portugalinë

Isa.Autor

Zarco i dërgon mesazh rivalëve: Synoj podiumin në Austin

Sadik.Autor

Leave a Comment