Futboll Seria A Sport

ZIKALTËRIT NË GJURMËT E TALENTIT GREK/ Inter tërheq vëmendjen e mesfushorit të Panathinaikos

Mediat greke kanë raportuar gjatë ditës së djeshme se klubi i Interit po ndjek me vëmendje përparimin e mesfushorit të talentuar grek, Giannis Bouzoukis.

Futbollisti 20-vjeçar, i cili luan me Panathinaikosin, është një nga zbulimet e këtij sezoni dhe ka tërhequr vëmendjen e Giuseppe Baressit, vëzhgues pranë klubit zikaltër.

Giannis Bouzoukis debutoi vetëm në fund të sezonit të kaluar me kryeqytetasit grekë, ndërsa në sezonin aktual është aktivizuar në 11 takime, duke shënuar edhe dy gola.

Related posts

ZYRTARE/ Një argjentinas për kampionët e Europës, Manchester City mendon për të ardhmen

F.autor

107 milion lekë mbajnë Tiranën larg Superiores

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ARGJENTINA/ Mauro Icardi mund të përfundojë tek…

Delo.autor

Leave a Comment