Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ KORRUPSION dhe lidhje me KRIMIN, ARRESTOHET kreu i federatës së…(FOTO)

Një lajm tronditës ka ardhur ditën e sotme për botën e futbollit në Peru. President i i Federatës së Futbollit të Perusë, Eduin Oviedo u arrestua këtë të enjte pas një operacioni të gjatë të policisë për të shkatërruar grupe kriminale.

45132165

“Oviedo u arrestua për arsye se ai ishte pjesë e një organizate kriminale të përbërë nga gjyqtarë, avokatë, dhe biznesmenë që infiltruan sistemin e drejtësisë së vendit” – tha prokurori Horge Çavez në komentet e transmetuara në kanalin televiziv ATV.

Ndërsa vetë Ovideo ka angazhuar avokatin e tij që të bëjë zgjidhjen e kësaj çështjeje, si dhe personalisht ka mohuar të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të. Ovideo e mori drejtimin e FPF në vitin 2015. Një vit më vonë gjykata e lartë e përjashtoi atë nga hetimi për urdhërimin e vrasjes së armiqve të tij në Tuman, një kompani sheqeri e mbytur nga mosmarrëveshjet e punës. Deri më tani Ovideo është në burgim pa afat derisa të vendoset gjithçka nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Related posts

Pas ngjarjes së tmerrshme mes tifozëve, UEFA merr vendim të ashpër

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Inter zhbllokon ndaj Leverkusen, Barella realizon gol të bukur (VIDEO)

Delo.autor

Vllaznia zgjedh administratorin e ri, një emër i njohur në krye të klubit shkodran

Isa.Autor

Leave a Comment