Futboll Seria A Sport

Milan në kaos/ Yonghong Li nuk paguan 32 milionë euro dhe ekipi përfundon në duart e…

Pronari i Milan, Yonghong Li, nuk ka paguar 32 milionë eurot që i detyrohej Fondit Elliot për rritjen e kapitalit të fiksuar 15 qershorin e kaluar.

Pozicioni i Li duket i qartë: nuk do ta bëjë pagesën, por do të dërgojë një dokument që garanton pagesën e shumës. Ellioti, gjithsesi, nuk ka më ndërmend të presë.

Kështu, Elliot duhet të fillojë në Luksemburg operacionin e zotërimit të Milan. Si? ProjectRedBlack, “mjeti” i Elliot brenda operacionit Milan, është gati të thërrasë këshillin administrativ në Luksemburg dhe të konstatojnë prishjen e marrëveshjes ligjore.

Pas mbledhjes së asamblesë, do të nisë procedura e ekzekutimit të pengut (Milan). Ajo që duhet të kuptohet në vazhdim është se sa do të zgjasë periudha që Elliot do të zotërojë kuqezinjtë, duke ditur se fondi mund të pranojë oferta për blerjen e klubit.

Related posts

Giuseppe Pecoraro: Asgjë nga filmimet e Allegri dhe Tagliavento!

Sadik.Autor

ZYRTARE/ E përjashtuan nga Botërori: Sulmuesi transferohet tek Atletico 

Isa.Autor

Lojtari i Egjiptit në listën e një organizate terroriste

Sadik.Autor

Leave a Comment