Futboll Seria A Sport

ELEMINIMI/ “ARBITËR HAJDUT”: Ja si presidentit të MILANIT I PËRLANË mijëra euron

Kur vijnë të këqijat, hapu derën. Shprehja vlen plotësisht për Milanin, që ditën e enjte u eliminua mes polemikash nga Europa League.

“Na eliminoi arbitri, me penalltinë e shpikur dhe bëj dimë të tjera”, tha Leonardo, dukshëm i hidhëruar pas ndeshjes. Më i hidhëruar nga të gjithë do ketë qenë presidenti Paolo Skaroni, në fakt, sepse jo vetëm pa Milanin e tij të vidhej në Athinë, por u vodh edhe vetë.

Sipas asaj që raporton TgCom, Skaroni ra pre e hajdutëve në Milano, në qendër të qytetit. Presidentit kuqezi iu vodh një valixhe me 10.000 euro.

Scaroni doli nga makina duke lënë valixhen, në prani të shoferit, kur një hajdut i hapi makinën dhe rrëmbeu valixhen, duke ikur me vrap, ndërkohë që dikush tjetër pengoi shoferin, i cili po tentonte ta kapte.

Më vonë valixhja u gjet e braktisur, ndërsa në të ishin dokumentet, por jo paratë.

Related posts

PENALLTI PËR TIRANËN/ Shikoni ekzekutimin nga Batha… (VIDEO)

Delo.autor

MODRIÇ NUK HEQ DORË/ Kroati kërkon të bashkohet me Interin në janar

Isa.Autor

DERBI MILANEZ NË “SAN SIRO”/ Panucci deklaron: Ky ekip është “kafsha e plagosur” që bën…

Delo.autor

Leave a Comment