Futboll Seria A Sport

ELEMINIMI I TURPSHËM/ Befason Spalletti: Fajin e ka PSV, ja çfarë më kërkoi zyrtari i UEFA-s

Luciano Spalletti është shfaqur i zhgënjyer në fund të ndeshjes. Eliminimi i Interit përballë PSV ishte vërtet diçka e turpshme. Për “Sky”, trajneri zikaltër komentoi: “Nuk arritëm që të ruanim qetësinë, edhe pse kishim mundësi ta bënim. U nervozuam dhe nisëm të humbisnim topat. Ata shpesh bënin kundërsulme dhe na rritën tensionin. Kjo të bën që të humbasësh përqendrimin. i dhamë mundësi të na sulmonin shumë dhe kjo ishte ajo që ndoshta bëri që të mos ishim më të saktë, edhe pse rreziqe konkrete nuk na shkaktuan. Aspekti psikologjik ndikoi shumë. Humbëm ekuilibrin”.

Barazimi i Tottenhamit shuajti zjarrin e Interit, që më pas u hodh në sulm në kërkim të golit të dytë. “Si mund të mbash fshehur rezultatin tjetër? Publiku e di, ndihet kur gjërat nuk shkojnë mirë ose mirë. UEFA më kërkoi nëse doja të shkruhej rezultati i Tottenhamit dhe i thashë “po”, sepse mirë është që faktet të dihen dhe ajo që ndodh, kështu ke forcë për të reaguar”.

“Tensioni ndikoi shumë. i kënaqur nga Icardi, por luan e gjithë skuadra. Hidhërimi është i madh, shumë i madh. Por, ndodh. Do të doja të gjitha italianet që të kalonin, por ja që nuk ndodhi”.

Related posts

E BUJSHME/ Ronaldo refuzoi 6 milionë euro në vit për të reklamuar këtë vend, pastaj edhe Messi

Delo.autor

SPEKTAKOLAR/ SHQIPTARI befason Mirel JOSËN, mëson nga lojtarët e mëdhenj (VIDEO)

Isa.Autor

ARABIA SAUDITE NUK NDALET/ Ofertë faraonike, provon të bindë edhe Diego Simeonen

F.autor

Leave a Comment