Futboll Premier League Sport

E RRALLË/ Njihuni me PORTIERIN që ka shënuar më shumë se RONALDO dhe ICARDI (VIDEO)

Të shënosh më shumë se Cristiano Ronaldo, Alexis Sanchez, Mauro Icardi dhe Roberto Firmino… së bashku?! Faktikisht nuk është shumë e komplikuar, duke qenë se për momentin portugezi, kileni dhe argjentinasi nuk kanë shënuar asnjë gol, ndërsa braziliani vetëm një të tillë. Por kur bëhet fjalë për një portier që ka shënuar me shumë se tre ndër qendërsulmuesit më të mirë të planetit, të mbledhur së bashku, atëherë arritja është “titanike”.

Jordan Nixon, portieri i Guisborough Town, ekip në kategorinë e dhjetë të piramidës së futbollit anglez, ka shënuar dy gola në këtë sezon. 24-vjeçari ka nisur të bëhet i njohur në të gjithë planetin me video e tij të postuara në rrjete sociale. Pas golit të dytë, të shënuar pak ditë më parë, ai ka kaluar të tre “yjet” së bashku: Ronaldo, Icardi dhe Firmino.

Nixon është eksperti i barazimeve në minutën e fundit, duke i dhënë shmangur humbjen e ekipit të tij në Kupën e Anglisë dhe në Guisborough Town. “Mund të bëhem portieri i parë në histori që arrin të shënojë 10 gola në një vit. Do t’i kërkojë shpërblim klubit nëse ia dal,” – deklaroi ai për “The Sun”.

Related posts

“STAFI TEKNIK NA THOTË QË…”/ Juventus dhe trajtimi special për CR7, i riu i “bardhezinjve” zbulon gjithçka

Delo.autor

Nuk do ta besoni çfarë bën Robert Lewandowski pas shënimit të golave

Sadik.Autor

orma e shkëlqyer te Empoli, Veseli “parakalon” Hysajt për minuta

Q.Autor

Leave a Comment