Futboll

“ELEMINON” JUVENTUSIN/ Buffon: Dua të festoj si i çmendur, do të doja të isha….

Gianluigi Buffon, ish-numri një i Juventus-it, tani te PSG, ka folur për temat më të nxehta të futbollit italian dhe jo vetëm. Ai ka dhënë mendimin e tij edhe për të ardhmen e Italisë dhe ka folur për mundësinë e përfshirjes në politikë.

ITALIA – E ardhmja është sumë e mirë për kombëtaren e Roberto Mancini-t. Buffon beson te projekti dhe rruga e ndërmarrë nga federata italiane me Gravina-n: “Gravina president, Mancini trajner, Chiellini kapiten, Donnarumma portier. Mendoj se Italia është në duar të mira. Mancini e di cila është rruga më e mirë për t’u ndjekur. Jam shumë i lumtur që Chiello ka trashëguar shiritin tim si tek Juventus, ashtu edhe te kombëtarja”.

“Gigio Donnarumma është një simbol i koherencës dhe i largpamësisë së projektit që parashikon të përgatisë më të rinjtë për të ardhmen. Besoj se edhe Perin, Meret, Cragno dhe Sirigu japin shumë garanci”.

E ARDHMJA – Buffon i ka mbyllur derën mundësisë për një kthim tek Italia: “Kam folur me Mancio-n, nuk kanë nevojë për mua”. Dhe në lidhje me momentin që po kalon te PSG: “Ja krenar që jam pjesë e këtij ekipi. Kurrë nuk kam dashur të isha një nga të shumtit gjatë karrierës sime. Mes meje dhe Areola-s nuk ka rivalitet. Unë në politike? Kurrë mos thuaj kurrë: duhet të jesh altruist dhe unë jam. Nuk do t’i shes kurrë idealet e mia për paratë”.

RACIZMI – Nuk ka munguar një koment edhe për ngjarjet e fundit të “San Siro-s” dhe për episodet e racizmit kundrejt Koulibaly: “Janë ngjarje të neveritshme. Nuk duhet të ketë tolerancë, sepse bakteret e urrejtjes mbijnë kudo”.

JUVENTUS – “Të sfidoj Juventusin në Champions? Jo në finale, sepse do të doja të isha i lirë të festoja si i çmendur në rast fitoreje. Një sfidë në raundet para finales do të ishte e bukur, sepse do të ribashkoheshim. Do të ndihet mungesa ime tek Juventus? Nuk mendoj, sepse është një klub që programon gjithçka shum mirë. Rrallë herë mund të ndodhë që të bëjë zgjedhje të gabuara. Skuadra më e fortë në Europë? Juventus është mes favoriteve, por jo gjithmonë fitojnë me të fortit”, ka përfunduar Buffon.

Related posts

Spalletti bën gati listën e lojtarëve për transfertat e janarit

Q.Autor

Spekulimet/ Pocchetino: Ja si mund të transferohet Kane tek Reali

Q.Autor

RUSI 2018/ Hummels: Jemi të zhgënjyer, na kushtoi shumë humbja me Meksikën

Sadik.Autor

Leave a Comment