Futboll Sport

LEGJENDAT E MILANIT NUK VLEJNË SI TRAJNERË/ Oddo digjet në kohë rekord

Një herë e një kohë Arrigo Sacchi tha se drejtonte fenomenë te Milani, që ishin trajnerë në fushë dhe ia bënin të lehtë punën. E kishte fjalë për gjeni si Baresi, Maldini, Albertini, Gullit, Rijkaard, Savicevic, Van Basten e shumë të tjerë, për të cilët parashikonte të ardhme të madhe edhe si trajnerë.

Më pas, deri në fundin e dominimit kuqezi në Itali e Europë, një dekadë më parë, Milani kishte në gjirin e vet emra si Nesta, Pirlo, Gattuso, Rui Costa, Kaka, Filippo Inzaghi, Seedorf, Shevchenko e të tjerë.

Çfarë kanë të përbashkët thuajse të gjithë këta yje? Thuajse asnjë prej tyre nuk ka bërë rrugë si trajner. Rijkaard, OK, ka fituar shumë te Barcelona, por më pas asgjë, duke bërë që të lindin dyshimet që ishte Barça ajo që fitonte, jo ai.

Nesta sapo ka nisur profesionin e trajnerit, te Perugia në Serinë B, Filippo Inzaghi po vuan te Bologna, Seedorf ka dështuar kudo, Sheva është trajner tek Ukraina dhe ende nuk është provuar në nivel klubi.

Gattuso po drejton Milanin dhe është në fije të perit, ndërsa sot ka dhënë dorëheqjen në kohë rekord Massimo Oddo.

Ish-mbrojtësi kuqezi vetëm para pak javësh mori drejtimin e Crotone-s në Serinë B, por pas humbjes së djeshme 3-0 në shtëpi ndaj Spezia-s ka dhënë dorëheqjen, për shkak të rezultateve të dobëta dhe kontestimit të tifozëve.

Më pak se dy muaj në drejtim, rezultate shumë të dobëta, dy barazime e 5 humbje, dhe tashmë në drejtim kthehet Giovanni Stroppa, i larguar në fund të tetorit.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Gilman LIKA: Vllazninë e dërgoj aty ku e meriton. Ja momenti më i bukur i karrierës

Isa.Autor

Jonny Castro, përforcimi i Atletico Madrid për mbrojtjen?

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Çmimi i madh i Amerikës, Hamilton fiton titullin e gjashtë të karrierës

Delo.autor

Leave a Comment