Futboll Sport

ËSHTË “MËRYITUR” TE NAPOLI/ Edhe Liverpuli futet në garë për yllin e Serie A

Skuadra e Napolit është futur në periudhë revolucioni pas ardhjes në pankinë të teknikut italian, Karlo Ançeloti, me trajnerin legjendar që ua ka bërë të qartë disa futbollistëve që nuk bëjnë pjesë në planet e tij.

Hysaj dhe Mertens janë dy futbollistë që me shumë gjasa do t’i bashkohen Sarrit te Çelsi në janar, por dhe një emër i tretë mund të largohet.

Bëhet fjalë për yllin e skuadrës, Lorenzo Insinje, që luan për shumë vite te napolitanët. Sipas mediave italiane dhe atyre angleze, shtatshkurtri po kërkon një eksperiencë të re.

Skuadra më e fundit e interesuar për të është ekipi i Liverpulit, me tekniku Klop që është një admirues i tij. Insinje pritet të jetë shumë i shtrenjtë për Liverpulin, por të kuqtë kanë treguar se nuk e kanë problem të paguajnë shuma të mëdha për lojtarët që kërkojnë.

Related posts

Kënaqësi ta shohësh duke luajtur Moussa Dembele

Sadik.Autor

Manchester City merr kapitenin e Francës U-18, konsiderohet si pasardhësi i Kante

Isa.Autor

SPONSORI MBUSH XHEPAT E BAJERNIT TË MYNIHUT/ Bavarezët gati të përfitojnë shifrën e çmendur

F.autor

Leave a Comment