Futboll Sport

“GARDA E VJETËR”/ FSHF bashkon yjet e Kombëtares, Cana ka këtë mesazh për fitoren historike me Greqinë

Federata Shqiptare e Futbollit organizoi mbrëmë festën e fundvitit, ku edhe këtë vit nuk kanë munguar protagonistë dhe ikona të futbollit shqiptar.

Pjesë e festës ishin dhe shumë ish-futbollistë të Kombëtares dhe trajnerë të futbollit shqiptar, teksa mes të ftuarve nuk mund të mungonte dhe kapiteni legjendar, Lorik Cana.

Pikërisht ky i fundit publikoi një fotografi në “Instastory” ku nën shoqërinë e ish-futbollistëve të Kombëtares shqiptare, Edvin Murati, Klodian Duro dhe Elvin Beqiri na riktheu pas në kohë.

Nën fjalët: “Ju përshëndesim”, Cana ktheu në vëmendje fitoren historike ndaj Greqisë, asokohe Kampione Europe.

Kujtojmë që të katër lojtarësh ishin pjesë e Kombëtares kuqezi në atë takim i cili u luajt më 4 shtator 2004, pikërisht data që ka publikuar Loriku në foton që mund ta shihni më poshtë.

Image

Related posts

ITALI-SPANJË/ Roberto Mancini dhe Luis Enrique, zotërinjtë e fiksuar me kontrollin e topit

Delo.autor

Casillas befason gjithë botën me skuadrën e re

Sadik.Autor

KLASIKJA ITALIANE/ Milan- Juventus: Njihuni me statistikat interesante të këtij SUPERDUELI

Isa.Autor

Leave a Comment