Champions League Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ MILANI për të shmangur TURPIN me GREKËT, Sevillan e kualifikon vetëm fitorja

Luhet sot ndeshjet e raundit të fundit të grupeve të Europa League, rezultatet e të cilave do të përcaktojnë skuadrat e fundit që do të kualifikohen në raundin tjetër. Supersport, si gjithnjë, do të transmetojë plot 7 ndeshje më dy orare, si dhe golat direkt.

Në orën 18:55 do të transmetohet Lazio – Eintracht Frankfurt, sfidë e Grupit H, e cila luhet sa për statistikë, pasi të dyja ekipet janë kualifikuar për në raundin tjetër, duke lënë jashtë Apollonin dhe Marseille.

Në Grupin L Chelsea, tashmë i kualifikuar luan në transfertë me Vidin. Blutë e Londrës, nëse fitojnë i japin një asist Bate Borisovit që udhëton drejt Greqisë për t’u përballur me PAOK-un. Në këtë grup situata është e komplikuar, pasi të trija skuadrat poshtë Chelsea-t kanë shanse matematikore për t’u kualifikuar.

Në Grupin J, Sevilla pret Krasnodarin tashmë të kualifikuar me 12 pikë. Andaluzët kanë 9 pikë, aq sa St. Liege dhe duhet patjetër të fitojnë që të mos varen nga rezultati i Akhisarspor-St Liege.

Ndeshja e fundit që do të transmetohet në 18:55 është Rapid – Rangers, që i përket Grupit G ndërsa sfida tjetër është Villareal Spartak Moskë. Në këtë Grup është gjithçka e hapur, pasi vendi i parë (Villareali) ka grumbulluar 7 pikë ndërsa i fundit (Spartaku i Moskës) 5 pikë.

Në orën 21:00, vëmendjen kryesore e merr Olympiakos-Milan e Grupit F. Në këtë grup, Betisi, që viziton Dudelange, tashmë e ka siguruar kualifikimin, ndërsa kuqezinjtë e Gattusos, që kanë 3 pikë më shumë se kundërshtarët grekë duket të shmangin humbjen 2-0 dhe çdo humbje tjetër me 3 apo më shumë gola diferencë për të vijuar më tej.

Nga Grupi E transmetohet Arsenal-Qarabag, ndeshje me vlerë statistikore pasi si Arsenali, ashtu edhe Sportingu i Lisbonës që pret Vorskla Polltavën e kanë siguruar avancimin më tej.

Në Grupin B Salzburgu është kualifikuar matematikisht, ndërsa Celtic-ut do t’i mjaftonte një barazim kundër ekipit austriak për të siguruar vendin e dytë, që i kërcënohet nga Liepzigu, që pret Rosenborgun.

Related posts

U shpall lojtari i ndeshjes/ Blazevski: TIRANA është skuadra më e mirë në Shqipëri

Isa.Autor

MERR FUND DILEMA/ “Mister 120 mln euro” merr vendimin e jetës, do të…

Isa.Autor

XHAFERRI “THYEN” PREMTIMIN/ Vllaznia mbulohet nga milionat pas fitores me Tiranën. Ja premioja për kuqeblutë

Delo.autor

Leave a Comment