MMA Të tjera

FANTASTIKE XHUDISTJA KOSOVARE/ Distria Krasniqi merr medalje të artë në Kinë

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi e ka mposhtur japonezen Ami Kondo në finale të Masterit të xhudos në Gounzhgou të Kinës.

Krasniqi e mposhti japonezen qysh në fillim të ndeshjes, saktësisht pas 16 sekondave me Ippon duka ia siguruar Kosovës një medalje tjetër të artë.

Xhudistja kosovare mori medaljen e artë  në kategorinë -52 kg. Në këtë garë po marrin pjesë 16 xhudistët më të mirë të renditjes botërore.

Rrugëtimi i Krasniqit deri te medalja e artë erdhi duke mposhtur  koreanenen Yang, rusen Dolgova e në gjysëmfinale slovenen Stangar, dhe të gjitha  luftërat Distria i fitoi me Ippon.

Related posts

E RRALLË NË OLIMPIADË/ Mungesa e reshjeve të dëborës cënon “Tokyo 2020” (FOTO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Malago tremb sportin me deklaratën e fundit

Delo.autor

Luiza Gega me “krahë”/ Atletja shqiptare përmirëson rekordin kombëtar

Sadik.Autor

Leave a Comment