Futboll Sport

FENOMENAL CR7/ Mbetet lideri i “Los Blancos” për 2018 dhe i dyti tek Juventus në 4 muaj

Cristiano Ronaldo e ka mbyllur vitin kalendarik 2018 me fletë lavdërimi, pasi u shpall zyrtarisht si golashënuesi më i mirë i Real Madrid, ndonëse u largua nga klubi madrilène pas përfundimit të sezonit të kaluar, ndërkohë që në vetëm katër muaj te Juventus, është pozicionuar menjëherë si golashënuesi i dytë më i mirë për bardhezinjtë.

Pikërisht, portugezi 33-vjeçar shënoi plot 28 herë për Los Blancos, që në total është një gol më shumë se vendi i dytë, ku renditet Gareth Bale, ndërkohë që Karim Benzema klasifikohet vetëm në vend të tretë me 18 gola. Ndërkohë që pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, edhe pasi u transferua në verë për shumën e €112 milionë, ka vijuar të bëjë atë që më mirë ai di, të shënojë gola edhe te Juventus në Seria A.

Është Paulo Dybala ai që kryeson klasifikimin e golashënuesve te ekipi bardhezi, me 16 gola, por Ronaldo ndodhet vetëm 1 gol pas argjentinasit, ndonëse gjendet te “Zonja e Vjetër” prej vetëm 4 muajsh. Ndërkohë, kroati Mario Mandžukić siguroi vendin e tretë me 13 gola në emrin e tij. Pikërisht gjatë kësaj avenenture te bardhezinjtë, CR7 ka realizuar edhe golin e 100-të për Juventus në të gjitha kompeticionet gjatë 2018.

Related posts

Ofertë milionere për mesfushorin shqiptar të Kombëtares, e konfirmon presidenti

Sadik.Autor

PARTIZANI ZHBLLOKON DERBIN/ I mjaftojnë 2 minuta lojë, Cordeiro mposht Likën me një gol fluturimthi (VIDEO)

Delo.autor

E KRYER/ Talenti gjerman te Chelsea! Pritet zyrtarizimi. Ja supershifra që paguan Abramovic

Delo.autor

Leave a Comment