Futboll Premier League Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Kampionët e Anglisë mposhtin me përmbysje West Ham dhe marrin kreun

Liverpool kryeson i vetëm Premier League.

Në pritje të ndeshjes mes Everton dhe Newcastel, Të Kuqtë kanë triumfuar 2-1 në shtëpi kundër një West Ham-i në formë që kaloi në avantazh me Fornals pas 10 minutash.

Mohamed Salaha ka barazuar për vendasit në fundin e pjesës së parë me një penallti, ndërsa takimi është vendosur nga zgjedhja e goditur e Klopp për të aktivizuar në minutën e 70-të Shaqirin dhe Jota-n.

I pari ka dhënë një asist të jashtëzakonshëm, ndërsa i dyti ka shënuar golin që i ka dhuruar tri pikët Të Kuqve.

Digo Jota është vetëm lojtari i dytë që shënon në të tri ndeshjet e para të luajtura në Premier Leaguee Liverpool-in pas Luis Garcia-s në tetorin e 2004-ës.

Skuadra e Klopp ka shkuar në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Hammers mbeten me 8 pikë.

Related posts

RISIA E MADHE/ Dita e shortit, Seria A njësoj si… Premier League

Delo.autor

Zbuloni strategjinë e re të Barcelonës pë të mbajtur “xhevahirët” katalanas

Sadik.Autor

QËNDROI JASHTË FUSHE MË SHUMË SE NJË MUAJ/ Buzëqesh Andrea Pirlo, merr lajmin e madh nga Dybala

Delo.autor

Leave a Comment