Futboll Premier League Sport

FESTOI SHKARKIMIN E PORTUQEZIT/ ​Pogba: Mourinho e kruajti me njeriun e gabuar, mendon se…

Mesfushori francez i Manchester Unitedit, Paul Pogba, e festoi shkarkimin e Jose Mourinhos nga pozita e trajnerit mëngjesin e të martës, bashkë me lojtarët e tjerë në zhveshtore, duke thënë se ai ishte ngatërruar me personin e gabuar.

Portugezi u shkarkua nga pozita e trajnerit në Old Trafford të martën, pasi që e theu rekordin për më së paku pikë të fituara që nga viti 1990. Ndeshja e tij e fundit ishte disfata me rezultat 3-1 kundër Liverpoolit në Anfield.

Një nga dështimet më të mëdha të Mourinhos në Manchester United ishte marrëdhënia e tij me Pogbën, pasi që portugezi nuk arriti ta shfrytëzonte talentin e francezit, i cili u kthye në United nga Juventus në gusht të vitit 2016.

Marrëdhënia mes Mourinhos dhe Pogbës u përkeqësua gjatë kësaj periudhe 2-vjeçare e gjysmë dhe këtë sezon zënkat e tyre ishin bërë edhe publike. Fillimisht Pogbës i ishte marrë shiriti i kapitenit dhe pastaj u la në stol për dy ndeshjet e fundit, njëra prej të cilave ishte kundër Liverpoolit.

Sipas The Sun, pasi u mor vesh lajmi për shkarkimin e Mourinho, Pogba kishte thënë në zhveshtore: “Ai mendoi se mund të më bëjë të dukem budalla dhe t’i kthejë tifozët kundër meje. E kruajti me njeriun e gabuar”.

Vetëm Romelu Lukaku nuk i ishte bashkuar festimeve të futbollistëve, të cilit kishin ndaluar vetëm kur aty kishte hyrë Michael Carrick, i cili ishte pjesë e stafit të trajnerëve të Mourinhos. Carricku ia kishte kujtuar Pogbës se asnjë lojtar nuk është më i madh se klubi.

Related posts

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ 5 mesfushorë dhe 1 qendërmbrojtës, ja objektivat e Juventusit

Delo.autor

Mediat spanjolle “masakrojnë” Sergio Ramos: Fajtori kryesor për humbjen e Realit

Sadik.Autor

LIVE/ Skënderbeu-Tirana: Starton pjesa e dytë, Shehi dhe Mema nuk bëjnë ndryshime

Delo.autor

Leave a Comment