Futboll Seria A Sport

KUR ISHTE TEK MAN UNITED/ Ronaldo rrëfen: Lojtarët e Romës më kërkuan që të ndalem, të tjerë më…

Cristiano Ronaldo po përgatitet për ndeshjen e së shtunës ndaj Romës në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A, dhe ka zbuluar se si iu përgjëruan dhe e kërcënuan lojtarët e Romës gjatë kohës sa ishte lojtar i Manchester Unitedit.

Portugezi ka zbuluar se në ndeshjen me Unitedit ndaj Romës, lojtarët i kanë kërkuar atij që të ndalet dhe të mos i driblojë lojtarët.

Ronaldo ishte pjesë e Unitedit nga viti 2003 deri më 2009, ku pastaj u largua në drejtim të Real Madridit.

“Kur ishte rezultati 6-0, ata më kërkuan mua që të ndalem, një kundërshtar më përgjëroi që të mos i dribloj më”, ka thënë Ronaldo për ndeshjen që e fitoi United me rezultatin e thellë 7-1 ndaj romakëve në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Tjerët më kërcënuan se do të më lëndonin”.

Hera e fundit që Ronaldo ka shënuar ndaj Romës është viti 2016 me Real Madridin në fitoren 2-0 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Related posts

INTERI NË “DORË” TË BARÇËS/ Valverde: Luajmë për interesat tona, u premtoj se…

Isa.Autor

“REJA BËRI DETYRAT E SHTËPISË”/ Rudi Vata i thur elozhe lojtarëve të Kombëtares: S’kishte ndodhur kurrë në histori që…

Delo.autor

“TRONDITET BERNABEU”/ Betis shtang “Los Blancos” me një “magji” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment