Futboll La Liga Sport

FITORE PA SHPRESË/ Bale “zhbllokohet” pas 100 ditëve dhe i jep fitoren REALIT (VIDEO)

Real Madrid ka vuajtur, por në fund ka fituar 1-0 në fushën e vështirë të Huesca-s. Era e fortë ka penguar Los Blancos të bënin lojën e tyre, sidomos në pjesën e dytë. Por Goli i Gareth Bale, i cili është zhbllokuar pas 10 ndeshjeve thatësirë, i ka dhënë fitoren Los Blancos që ngjiten në vend të 4-t. Bale kishte 100 ditë pa shënuar.

Real Madrid bën një start të shkëlqyer duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 8’ të takimit. Ishte Gareth Bale ai që me një goditje fantastike nga brenda zonës ka mposhtur portierin kundërshtar. Ky ishte goli i tij i parë pas 802 minutave thatësirë. Ecuria më negative e karrierës së sulmuesit të Los Blancos ka përfunduar. Gjithsesi, miqtë nuk arrijnë të prodhojnë mundësi të tjera shënimi megjithëse dominojnë ndeshjen. Madje Avila i Huesca-s mund të kishte barazuar, por Courtois ishte në pozicion.

Pas pushimi vendasit krijojnë një tjetër mundësi goli me Malero, por goditja e tij ishte e pasaktë dhe përfundoi jashtë. Real e ka të vështirë të gjejë hapësira në prapavijën kundërshtare dhe bale në minutën e 70’ mund të kishte dyfishuar një nga mundësitë e rralla të Los Blancos, por goditja e tij pritet nga portieri Jovanovic. Vendasit tentojnë të barazojnë rezultatin në minutat e fundit dhe po të kishin qenë më të saktë përpara portës edhe mund të kishin shënuar. Gjithsesi, Real arrin të ruajë avantazhin duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme.

Related posts

DEBATI NË DISTANCË/ Mourinho-Deschamps, akti i dytë: Didie fantastik, si Franca e tij

Delo.autor

NIS “EPOKËN” E RE TEK STOLI I JUVENTUS/ Sarri dhe CR7 takohen ballë për ballë, ja arsyja

Delo.autor

KAMPIONIA E BOTËS/ Atletja Blanka krenare për të vëllain: Goli ndaj REALIT më emocionoi (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment