Futboll Premier League Sport

Roman Abramovich u bën ëndrrën realitet fëmijëve të sëmurë rëndë

Për fansat e futbollit në gjithë botën, mundësia për të shkuar në Kupën e Botës është një ëndërr. Për 30 fëmijë të cilët jetojnë në kushte serioze shëndetësore, kjo ëndërr do t’iu bëhet realitet në saj të nismës së miliarderit rus Roman Abaramovich, president i Chelsea-t, dhe një grupi donatorësh.

Rusi ka dhuruar një shumë parash për një shoqatë bamirësie me qendër në Izrael “Fulfilling Dreams”, e cila shoqëron fëmijët me probleme serioze në turneun e Kupës së Botës. Paratë e dhuruara nga Abramovich dhe të tjerë njerëz nëpër botë janë mbledhur nga drejtuesi i shoqatës Gilad Salter, i cili e ka përdorur këtë fond për udhëtimet nga Izraeli në Rusi, për hotelet dhe ushqimin gjatë qëndrimit të gjatë që do të bëjnë gjatë zhvillimit të Botërorit.

Grupi me 68persona, i cili ka të përfshirë dhe 38 kujdestarë, do të shfaqet në tre ndeshje të Kupës së Botës gjatë qëndrimit të tyre në Rusi. “Jam duke kaluar kohën e jetës time”, tha nëntë vjeçarja Polina Feldman, e cila vuan nga Paraliza Cerebrale. “Nuk kam qenë kurrë diku tjetër më parë, futbolli është jeta ime”.

Ky grup ishte i pranishëm në ndeshjen kur Meksika mundi Gjermaninë të dielën dhe do të jetë sërish në stadium për ndeshjen Poloni – Senegal dhe atë Portugali – Marok. “Nuk mund ta besoj që jam këtu”, tha Zidane Abu, 20-vjeçari që gjithashtu vuan nga paraliza cerebrale. “Të shkoja në një ndeshje të Kupës së Botës ka qenë një nga ëndrrat e mia më të mëdha. Të gjithë njerëzit janë shumë të mirë, pyesin për të bërë foto me ne, si të ishim yje”.

Related posts

MERR FUND GJITHÇKA/ GREZDA i bashkohet ekipit LEGJENDAR skocez, GERRARD i LUMTUR…

Isa.Autor

I ofenduar, pështyrë dhe dhunuar, futbollisit i Real Madrid shpërthen në lot

Q.Autor

Bernard, konfirmon largimin nga Shakthar Donetsk

Q.Autor

Leave a Comment