Futboll La Liga Sport

FITORE SPEKTAKOLARE PËR BARCELONËN/ Messi mposht Espanyol dhe vendos rekord historik

Barcelona ka fituar derbin ndaj Espanyol me rezultatin e thellë 4-0 në RCDE. Me këtë fitore spektakolare, Bareclona ngjitet i vetmi në krye, me tre pikë më tepër se Sevilla. Lionel Messi ka shënuar golin e tij të 11-të në La Liga, ky është sezoni i 13-të radhazi që ylli argjentinas shënon 10+ gola në kampionatin spanjoll, si askush tjetër.

Ishte pikërisht Messi ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 17’ me një supergol nga distanca. Këto gola janë aq të thjeshtë për të sa që duket sikur janë penallti. Nëntë minuta më vonë ishte Dembele ai që dyfishoi rezultatin pas një tjetër aksioni spektakolar të Messi-t, por edhe finalizimi i talentit francez ishte i mrekullueshëm. Në minutën e fundit të pjesës së parë i rikthyeri Luis Suarez shënon golin e tretë duke i vënë praktikisht kapakun kësaj ndeshjeje.

Pas pushimit një tjetër magji e Messi-t nga goditja e dënimit i dha golin e katërt Barcelona-s. Kontrolli i lojës mbeti nga ana e miqve megjithëse vendasve u anulohet goli i nderit nga VAR. Një tjetër paraqitje fantastike e Barça-s që ka treguar edhe njëherë se është ekipi për t’u mundur në La Liga. Ndërsa Messi ka vërtetuar pse vendi i pestë në Ballon d’Or është një mashtrim.

Related posts

Igli Tare nis “gjuetinë”, vendos në shenjestër sulmuesin e Nantes

Sadik.Autor

“SHERR” KAPITENËSH/ Vata i përgjigjet Mavrajt: Luftën nuk e kam fituar me pasaportë jugosllave

Delo.autor

TRONDITET PARISI/ NAPOLI i jep “leksione” parizienëve me një gol të “çmendur” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment