Futboll Premier League Sport

FUNDI I MAKTHIT/ Ylli i Liverpoolit rikthehet në stërvitje për të parën herë pas… (FOTO)

Ylli i dëmtuar i Liverpool Alex Oxlade-Chamberlain ka zbuluar ditën e hënë se është rikthyer të stërvitet në fushë për të parën herë pas tetë muajsh.

Mesfushori anglez pësoi një dëmtim të tmerrshëm kur krisi ligamentin e gjurit në një ndeshje të sezonit të kaluar të Champions League.

Jo vetëm që dëmtimi i mohoi pjesëmarrjen në Kupën e Botës, por ai mund të humbasë edhe pjesën e mbetur të sezonit aktual.

Pas muajsh të tërë riaftësim dhe punë të lehtë në palestër, Chamberlain ka bërë përmirësime të dukshme.

Ai ka postuar një foto në Instagram, duke u treguar të gjithëve progresin e tij. “Ndjesia kur më në fund shkel bar për të parën herë pas tetë muajsh,” shkruan ai teksa shihet duke u stërvitur përkrah dy përgatitësve atletikë.

Related posts

NUK NDALEN KRITIKAT MESFUSHORIN SHQIPTAR/ Kryetifozi i Arsenal ofendon rëndë Granit Xhakën, Lacazette i jep “like” (FOTO)

Delo.autor

Seedorf: Ja pse Vinicius dhe Rodrygo nuk do të luajnë dot te Real Madridi…

Isa.Autor

FITORE ME SHERR/ “Demat” mundin Flamurtarin me Hebajn dhe gjyqtarin

Delo.autor

Leave a Comment