Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Interi është gati të befasojë rivalët për një talent…

Cilat do të jenë lëvizjet e Inter në merkaton e janarit? A do të ketë surpriza në periudhën mes 3 janarit (dita e hapjes së merkatos) dhe  31 janarit?

Pak ditë më parë, drejtori i përgjithshëm i zikaltërve, Marotta, ka thënë: “Mendoj se është e vështirë të gjejmë lojtarët që na duhen ne në merkaton e janarit. Objektivi është të marrim pjesë në edicionin e ardhshëm të Champions League dhe të vlerësojmë organikën që kemi në dispozicion”.

Një mesazh i qartë, me përjashtim të paraqitjes së mundësive që nuk mund të injorohen. Inter, në fakt, mund të punojë për të përmirësuar ekipin duke u përqendruar te dy lojtarë. Janë të dy danezë dhe të dy 22-vjeçarë. Bëhet fjalë për Andreas Christensen (Chelsea) dhe Joachim Andersen (Sampdoria), me këtë të fundit që është një zbulim i këtij sezoni dhe mund të ndjekë të njëjtën rrugë të Skriniar.

Sipas mediave italiane, talenti i bardhebluve ka zgjuar interesin e ekipeve të mëdha të Serisë A dhe thuhet se është një nga të preferuarit e Marotta-s.

Related posts

TRONDITET FUTBOLLI NIGERIAN/ Lojtari ndërron jetë brenda fushës së lojës (VIDEO)

Delo.autor

“UNË I BESOJ KATRIN MAYORGAS”/ Aeroplani që i prishi festën Ronaldos. CR7 i kujtojnë akuzat për përdhunim… (VIDEO)

Delo.autor

INTER SAKRIFIKON ONANAN/ Para të thata për zikaltërit, tani në sulm për…Lukakun

F.autor

Leave a Comment