Futboll La Liga Sport

GËZOHET INTERI/ FATI I KEQ ndjek Rafinjën, mesfushori i Barcelonës HUMBET…

Vetëm pak muaj pasi Rafinja kapi formën më të mirë duke qenë se vinte nga një dëmtim i rëndë, duket se fati i keq e ka ndjekur sërish mesfushorin brazilian të Barcelonës. Në barazimin 1-1 që skuadra e tij mori ndaj Atletikos, Rafinja pësoi një dëmtim që në fillim u duk i lehtë, por nuk ka rezultuar ashtu.

Pas ekzaminimeve më të hollësishme, është vënë re që Rafinja ka pësuar një dëmtim disi të rëndë dhe për pasojë duhet të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale. Mediat spanjolle, shprehen se Rafinja e ka mbyllur praktikisht sezonin me fanellën ‘blaugrana’ dhe se i duhen disa muaj për riaftësim.

Vetë burimet pranë klubit tregojnë për mediat se Rafinja nuk mund të jetë i gatshëm këtë sezon, pasi koha e riaftësimit arrin deri në 6 muaj, pa llogaritur kohën që i duhet për të kapur formën edhe njëherë nga fillimi duke qenë se është dëmtim i përsëritur.

Related posts

MANCHESTER CITY – LIVERPOOL/ Pritet një ndeshje për “JETË A VDEKJE” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Allegri kërkon përforcime, lojtari i Lazios objektivi kryesor i bardhezinjëve

Sadik.Autor

VIDAL E MORATA/ “Maestro” Pirlo provon të rikthejë… shoqërinë e vjetër

Delo.autor

Leave a Comment