Futboll Sport

“GLOBE SOCCER AWARDS”/ Njihuni me tre kandidatët për më të mirin e vitit, ja kush mungojnë…

Portugezi Cristiano Ronaldo dhe dy francezët, Antoine Griezmann e Kylian Mbappe, janë tre kandidatët për lojtarin më të mirë të vitit në edicionin e dhjetë të “Globe Soccer Awards”, që do të dorëzohet në Dubai, më 3 janar 2019. Sikurse shihet, kanë mbetur jashtë Leo Messi, ylli i Barcelonës, dhe Luka Modric, fituesi i “Topit të Artë” për vitin kalendarik, që po mbyllet.

Didier Deschamps, kampion bote me Francën, konkurron për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit së bashku me kolegun e Atlético Madrid, Diego Simeone, fitues i Ligës së Europës dhe Superkupës Europiane; me atë të Juventusit, Massimiliano Allegri, fitues i Seria A, me  Zinedine Zidane, fitues i Ligës së Kampionëve me Real Madridin; dhe Jürgen Klopp, finalist i Ligës së Kampionëve me Liverpool.

Përveç këtyre, për t’u shpallur klubi më i mirë i vitit janë emëruar Atlético Madrid, Real Madrid dhe Liverpool. Në garë për menaxherin më të mirë janë Jorge Mendes, përfaqësues i Cristiano Ronaldos, mes të tjerëve; Stefano Castagna, agjent i portierit Brazilian, Allison Becket; dhe Jonathan Barnet, përfaqësues i Gareth Bale.

Nominimet për “Globe Soccer Awards”
Lojtari më i mirë i vitit: Antoine Griezmann (FRA, Atlético Madrid), Cristiano Ronaldo (POR, Real Madrid-Juventus), Kilyan Mbappe (FRA, PSG)
Klubi më i mirë i vitit: Atlético Madrid, Real Madrid, Liverpool
Trajneri më i mirë i vitit: Diego Simeone (ARG/Atlético Madrid), Massimiliano Allegri (ITA/Juventus), Didier Deschamps (FRA/kombëtarja franceze), Jürgen Klopp (GER/Liverpool) , Zinedine Zidane (FRA/Real Madrid).
Agjenti më i mirë: Jorge Mendes (POR), Stefano Castagna (ITA), Jonathan Barnett (GBR).

Related posts

TRIUMF ME PËRMBYSJE/ Skuadra braziliane fiton titullin kampion pas 50 vitesh pritje (VIDEO)

Delo.autor

BEFASON ARSENALI/ Anglezët nënshkruajnë me 9-vjeçarin që pritet të SUNDOI FUTBOLLIN

Isa.Autor

KUR “SPECIAL ONE” BËNTE “LUFTË” ME CR7/ Mourinho: Shumë këtu mendojnë si unë, por nuk kanë b*le ta thonë…

Delo.autor

Leave a Comment