Futboll Premier League Sport

SURPRIZON JURGEN KLOPP/ Fton yllin e Bundesligës të luajë me Liverpool që…

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka shfaqur sot interesin e tij për të sjellë në Premier League lojtarin belg Thorgan Hazard, i cili luan në Bundesliga me skuadrën e Borussia Moenchengladbach. Thorgan është vëllai i Eden Hazard, luan si anësor krahu dhe pavarësisht se është më pak i njohur se fantazisti i Chelsea ka patur mjaft oferta kohët e fundit, përfshi edhe atë të Liverpool.

Lajmin e ka konfirmuar e poërditshmja britanike “Daily Star”, sipas së cilës lojtari nuk ka në plan të rinovojë kontratën me ekipin gjerman, e cila skadon në verën e vitit 2020. Për këtë arsye, skuadra e “reds” ka gati një ofertë prej 34 milionë eurosh për ta “rrëmbyer” lojtarin nga ekipi i Moenchengladbach dhe ta sjellë në Premier League që në janar.

Ideja e Klopp është ta marrë lojtarin në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni dhe më pas, nga 1 korriku, lojtari të bëhet 100% i Liverpool, duke blerë tërësisht kartonin e Thorgan Hazard. Trajneri gjerman e konsideron si të përshtatshëm mesfushorin 25-vjeçar, ndaj shpreson ta ketë në dispozicion që në merkaton e janarit.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Pas humbjes së Leipzig, Bayern Munich shpallet matematikisht kampion në Bundesliga

Delo.autor

Ronaldo vendos më në fund, ja çfarë ka bërë portugezi

Sadik.Autor

Anglia nuk ndalet ndaj Nigerisë. Gary Cahill shënon golin e parë për “Tre Luanët” (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment