Futboll Premier League Sport

GOLEADË NDAJ ARSENALIT/ Një ndeshje të dominuar “Të kuqtë”, shkëputen më tepër ndaj vendit të dytë

Liverpooli e ka turpëruar 5-1 Arsenalin në një derbi të njëanshëm të shtunën në Anfield, duke e zgjatur epërsinë në krye të Premierligës në nëntë pikë, si dhe duke e ruajtur ecurinë e përkryer pa humbje deri tani këtë sezon në ligë.

Me fitoren ndaj Arsenalit, skuadra e Jurgen Kloppit grumbullon plot 54 pikë në krye të renditjes tabelore në ligën elitare angleze, nëntë më shumë se përcjellësi i parë, Tottenhami.

Në një ndeshje të dominuar dhe kontrolluar plotësisht nga të kuqtë, Xherdan Shaqiri luajti rolin e tij për 90 minuta duke i ndihmuar Liverpoolit ta shkatërrojë 5-1 klubin londinez, për të cilën u paraqitën edhe bashkatdhetarët e tij Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Në shikim të parë u duk se “Topçinjtë” mbase mund të jetë skuadra e parë që e mund Liverpoolin këtë sezon, kur Maitland-Niles realizoi për 1-0 pas vetëm 10 minutave lojë.

Reagimi i të kuqve nuk kishte mundur të ishte më i përkryer, me Roberto Firminon që për më pak se dy minuta i përmbysi vizitorët nga Londra.

Braziliani shënoi së pari për 1-1 pas një gabimi në mbrojtjen e Arsenalit, para se të realizonte edhe një herë tjetër pas rreth dy minuta duke e kaluar tërë mbrojtjen e skuadrës së Uani Emery.

Pas një pauze të shkurtër, Sadio Mane e çoi në 3-1 epërsinë e vendasve duke shënuar në portën bosh pas një superasisti nga Mohamed Salah.

Egjiptianit i erdhi radha në sekondat e fundit të takimit, kur shënoi nga penalltia, të cilën e kishte fituar vetë.

Pas një pjesë të parë të çmendur në Anfield, pjesa e dytë ishte më e qetë dhe prodhoi vetëm një gol.

Roberto Firmino e kompletoi het-trikun nga penalltia në minutën e 65-të, duke e fundosur përfundimisht Arsenalin.

Liverpooli është lider i pakontestueshëm me 54 pikë, nëntë më shumë se Tottenhami në vendin e dytë dhe 10 më shumë se Manchester City në vendin e tretë, që po ashtu ka një ndeshje më pak të luajtur.

Arsenali, në anën tjetër, e ruan pozitën e pestë me 38 pikë, por ngelet dy pikë prapa Chelseat në vendin e katërt, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Related posts

VAZHDON RITUALI PËR EKIPET PRITËSE/ Tifozët e Anglisë plasin fishekzjarrë pranë hotelin ku qëndrojnë “axurrët” (VIDEO)

Delo.autor

E pabesueshme/ Shkëndija humbet penalltinë e dytë përballë norvegjezëve (VIDEO)

Isa.Autor

Zyrtare: Mascherano te Hebei China Fortune

Q.Autor

Leave a Comment