Futboll Premier League Sport

HISTORIKE PËR FULHAM/ Skuadra nuk pëson gol në Premier League pas 4 vitesh

Barazimi 0-0 ndaj Newcastle mund të konsiderohet historik për skuadrën e Fulham, që për herë të parë pas 4 vitesh nuk pëson gol në Premier League, që nga viti 2014, kur ka qenë edhe sezoni i saj i fundit mes më të mirave. Në katër sezonet e fundit, skuadra e Fulham ka luajtur në Championship, aty ku vjet u rendit në vendin e tretë dhe siguroi të drejtën për të luajtur në Premier League këtë sezon.

Por u desh java e 18-të e kampionatit që ekipi i cili drejtohet nga trajneri Claudio Ranieri të mbyllë një ndeshje pa pësuar gol, duke marrë një pikë të artë në sfidën për mbijetesë jashtë fushe. Ka qenë pikërisht kjo ajo që ka kërkuar trajneri italian kur u prezantua tek Fulham një muaj më parë, që skuadra e tij të luajë pa pësuar gol dhe më pas të arrijë të shënojë përmes kundërsulmit.

“Jam i kënaqur me këtë barazim dhe me pikën e fituar në një fushë të vështirë si ajo e Newcastle, që ka një ekip të fortë. Luajtëm mirë në mbrojtje, duke respektuar detyrat taktike, por më vjen keq që na mungoi goli”, u shpreh trajneri Claudio Ranieri, që në krye të Fulham ka arritur 1 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje në 6 ndeshje.

Related posts

JUVENTUS-BARCELONA/ Në kërkim identiteti, nga klube super në dy kantiere ndërtimi. Starte sezonale shumë negative

Delo.autor

MERR MË SHUMË SE NEYMAR/ Zbulohet kontrata e re me Leo Messit, dy vite me PSG, shuma që do të përfitojë

Delo.autor

ISHTE NJË NDËR LOJTARËT MË TË MIRË NË SEZONIN E FUNDIT/ Liverpool shpërblen mbrojtësin Van Dajk me…

Delo.autor

Leave a Comment