Futboll Seria A Sport

“DE LIGT, SHKO TEK BAYERN MUNICH”/ Rud Gulit tërbon “bardhezinjtë”: E dashuroj Lewa-n, Haaland të…

Këshilla e një legjende nuk mund të kalojë asnjëherë pa u vënë re, aq më tepër nëse është edhe bashkatdhetari yt. Dhe fjalët e shprehura dje nga Rud Gulit, një prej futbollistëve më të rëndësishëm të historisë së futbollit holandez, kanë vënë në panik jo pak Juventusin.

Fituesi i dyfishtë i Kupës së Kampioneve me Milanin në vitet 1989 dhe 1990, por edhe protagonisti në suksesin e Holandës, në Europianin 1988, përveç se “Topi i Artë 1987”, në një intervistë për gjermanen “Bild”, ka këshilluar Matajs de Ligtin që të largohet nga Torino dhe të firmosë me Bajernin e Mynihut, duke parë edhe dëshirën e menaxherit Mino Raiola, për t’i ndryshuar ekip në verë klientit të tij:

“Matajs, në këto vite te Juventusi, është përballur me shumë situata delikate dhe ka ditur që t’i kalojë ato, duke treguar se është pjekur përfundimisht si futbollist dhe si burrë. De Ligt tashmë e kupton se çfarë është e nevojshme që të bëjë në situata të ndryshme dhe të ketë sidomos një balancë si brenda, ashtu sikurse edhe jashtë fushe. Gjithsesi, unë do të doja që ta shihja pse jo në të ardhmen te Bajerni i Mynihut.

Duke parë se bavarezët janë në kërkim të një mbrojtësi dhe nga ana tjetër edhe Raiola tha se De Ligt mund të luajë diku tjetër verën që vjen, unë mendoj se një marrëveshje mes Bajernit dhe Matajsit do të ishte idealja. Në Mynih ai do të bënte gjëra të mëdha dhe do të mund të fitonte shumë më shumë”.

LEVA DHE HALAND – Më pas, si sulmuesi sulmuesit, Rud Gulit, ndalet edhe te dy yjet e Bundesligës, Robert Levandovski dhe Erling Haland. “E dashuroj Levandovskin dhe isha i bindur se do ta fitonte ai ‘Topin e Artë’. Jam i habitur se si nuk ia dhanë atij, ndonëse nuk mund të thuhet edhe se ia grabitën atë trofe.

Ndoshta, fatkeqësia e Levës ishte ajo e të jetuarit në të njëjtën epokë me Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin, ndonëse më shumë sesa për nga cilësitë, diferencën e Levës me dy të tjerët e bën më shumë aspekti i marketingut sesa gjërat e tjera. Haland, pasardhësi i Levës? Për sa i përket Erlingut, unë do ta shihja shumë mirë në Premier Ligë. Futbolli anglez është ai që i duhet një gjiganti si ai, jo Bundesliga. Gjithsesi, edhe nëse transferohet në Angli, të mos bëjë gabim të shkojë te Junajtidi. Për mua, Siti i Guardiolës ose Liverpuli i Klopit janë skuadrat perfekte.

Madje, edhe mes këtyre dy skuadrave do të zgjidhja Liverpulin, pasi Klop është një trajner shumë i uritur dhe duke parë atë çfarë i ka sjellë të kuqve së fundmi, mendoj se Haland do të ishte një vlerë e shtuar për të ardhmen. Edhe në Spanjë e duan? Nëse do të shkonte në La Liga, Haland duhet të zgjidhte vetëm Realin. Ky është i vetmi klub që mund t’i plotësojë nevojat dhe nëse kërkon këshillën time, unë i këshilloj që të mos shkojë askund tjetër përveç këtyre klubeve (Reali, Siti, Liverpul)”, tha për “Bild” ish-milanisti Rud Gulit.

Related posts

SPECIALE/ Evulucioni i Botërorëve: Nga futbolli fizik e deri tek klasi dhe spektakli taktiko-teknik

Sadik.Autor

Milani telefonon agjentin e Ronaldos, po planifikohet lëvizja e bujshme?

Isa.Autor

Mesfushori i Liverpool humbet Kupën e Botës…

Sadik.Autor

Leave a Comment