Futboll Shqipëri Sport

HUMBJA E SKËNDËRBEUT/ Aliti: Ja çfarë më ndodhi që humba penalltinë

Skënderbeu pësoi një humbje befasuese në shtëpi përballë Teutës së Bledi Shkëmbit.

Në një prononcim për “Supersport”, Fidan Aliti foli i dëshpëruar pas humbjes së penalltisë e cila mund të ndryshonte fatet e takimit.

“Futbolli është i këtillë. Mund të kisha shënuar dhe të isha hero, por e humba dhe tashmë evidentohet më shumë ai gabim. Unë e mora me besim penalltinë, pasi jam në listën e atyre që gjuajnë, por për fat të keq nuk e ktheva në gol”

Gjuajtët keq, apo u tregua portieri i zoti?

Unë mendoj se mund të gjuaja edhe më mirë, por në përgjithësi penalltitë kanë nevojë edhe për shumë fat, që të përfundojnë në rrjetë.

Luajtët për 45 minuta me një portë, por nuk arritët të shënonit…

Nuk e di çfarë ndodhi, që topi nuk shkonte në rrjetë, pasi dominuam gjatë gjithë 90 minutave. Kundërshtari na ndëshkoi me një gjysmë rasti.

A besoni se mund ta mbyllni si kampionë dimri?

Ne shohim vetëm te ndeshja e radhës, që është ajo ndaj Kukësit. Do të kërkojmë të marrim fitoren ndaj tyre dhe më pas të shohim.

Related posts

Ibrahimovic: Deschamps nuk duhet të ishte në Botëror, Benzema…

Sadik.Autor

Atalanta kalon Sassuolon, Etrit Berisha përballë Hysajt në çerekfinalet e Kupës së Italisë

Delo.autor

Pep Guardiola njihet për punën me lojtarët e rinj/ Këta janë 5 talentet premtues të Manchester Cityt

Sadik.Autor

Leave a Comment