Futboll Sport

KA EDHE KËSHTU/ Ylli i PSG zgjedh La Liga-n, pengesa e fundit është kërkesa e mamasë

Adrien Rabiot, mesfushori i PSG, është i destinuar të mbetet vetëm një ëndërr për Roma-n. Francezi i ka dhënë fjalën Barcelona-s dhe gjithçka të bën të mendosh se bashkimi do të bëhet, nëse jo në janar, qershorin e ardhshëm.

Siç raporton “El Mundo Deportivo”, pengesa e fundit që po i shkakton jo pak dhimbje koke drejtuesve katalanas, ka të bëjë me kërkesat e mamasë/menaxheres së lojtarit, edhe një herë tjetër protagoniste, ashtu si me ish-drejtuesin e verdhekuqve, Sabatini-n, të cilin e bëri të heqë dorë nga transferimi i francezit.

Zonja Veronique duket e vendosur në kërkesat e saj si nga ana ekonomike edhe ajo teknike. Rabiot nuk do të shkojë te Barcelona nëse nuk e ka të sigurt vendin e titullarit. Kjo kërkesë ishte një problem për Roma-n, e mjaftueshme për të prishur gjithçka. Do të shohim nëse në Katalonjë do të jenë më tolerantë rreth kësaj gjëje.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Manchester United me sytë nga Italia, nis bisedimet për yllin e Fiorentinës…

Delo.autor

Mario Gotze: Guardiolës i mungon dhembshuria, Klopp më ka mësuar gjithçka

Sadik.Autor

CSKA Moska dyfishon shifrat, shënon gol Georgi Shchennikov (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment